Mrekullia e jetës është gjithnjë emocionuese, qoftë ajo në qëniet humane apo gjallesat e tjera. Është gjithnjë e mrekullueshme të shohësh krijesën njerëzore të formuar nga ngjizja e dy partnerëve, por akoma më tepër të shohësh mënyrën e krijimit të saj në hapa të detajuar e falë teknologjisë së sofistikuar kjo është tashmë e mundur për të gjithë.

Nëpërmjet teknologjisë CGI (Computer Generated Image) rikrijimi i imazhit të fertilizimit dhe krijimit të fetusit nga një vezore në një fetus e më pas në një foshnjë, sillet në një video fantastike. Tashmë nuk është më e nevojshme të lexojmë apo shohim imazhet e vakta në libra, përballë përshkrimit të kësaj mrekullie në mënyrë të detajuar dhe të kuptueshme për sytë tanë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)