Ndeshja e raundit të 1/32 mes Marseille dhe Hyeres në Francë ka parë një moment të vështirë. Në minutën e 15-të të duelit, mbrojtësi vendas Eric Bailly ka dalë me karton të kuq pas ndërhyrjes brutale në gjoks kundër Moussa N'Diaye.
Në momentin kur N'Diaye po nisej për një kundërsulm, Bailly e ndalon në mënyrë të gabuar, me këmbën e mbrojtësit që përfundon në gjoksin e lojtarit kundërshtar. Menjëherë arbitri i ka treguar kartonin e kuq ish-lojtarit të Manchester United, ndërsa N'Diaye u dërgua me urgjencë për në spital, teksa sipas raportimeve të para është jashtë rrezikut për jetën.