Video/Policët vrap në borë për
të kapur 4 trafikantët e drogës
"Snowmen" arreston 4 persona,
Kapen thasë me 60 kg kanabis

Video/Policët vrap në borë për<br />të kapur 4 trafikantët e drogës<br />Kapen thasë me 60 kg kanabis">
TIRANE-KU prishet pazari i drogës në mes nga ndërhyrja e policisë. 4 persona që po bënin shkëmbimin e 60 kg kanabis në Kashar janë kapur në flagrancë nga policia e Tiranës.

​Në operacionin “Snowmen” oficerëve të Policisë u është dashur të vrapojnë në borë për të kapur Ylber Gegën 45-vjec, Ylber Zllamin 36-vjec, Albert Ajdinin 27-vjec dhe Lonard Celën 37-vjec. 4 trafikantët po shkëmbenin drogën në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, në fshatin Domje te Qafa e Kasharit.

Fillimisht në këtë zonë kanë qenë dy automjete të cilat janë afruar me njëra-tjetrën.

Sapo kanë dalë nga makinat, 4 trafikantët kanë ndërhyrë oficerët e policisë të cilët po qëndronin rreth 100 m më larg. Kur kanë parë oficerët, trafikantët janë përpjekur të largohen duke vrapuar, por janë arrestuar nga policët, të cilët dallohen në videon e policisë duke vrapuar.

"Ndal!", "ndal!", ishin fjalet e policëve dhe në pak minuta u vunë byzylykët e hekurt 4 personave.

Droga ishte fshehur në bagazhin e dy automjeteve në 10 thasë të zinj.

Për shkëmbimin e drogës, policia kishte marrë më herët informacion, duke ndërhyrë në momentin që trafikantët janë takuar me njëri-tjetrin.

Policia
Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin “Snowmen”, duke arrestuar në flagrancë katër shtetas e sekuestruar 60 kilogramë kanabis.
 
Të arrestuarit janë:
Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.
 
“Shtetasit e lartpërmendur dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë - Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj”, thuhet në komunikatën e policisë, e cila vijon:
 
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, për këta shtetas se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë - Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve, ku më konkretisht:
Janë konstatuar dy automjete, një "Ford" dhe një "Opel", të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip "Ford".
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
 
- 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva
- 2 automjete (Ford dhe Opel)
- 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme
 
Materialet proceduriale i'u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të " Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

(d.b/d.i./Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)