Video sekrete/ 'Papi dua vetëm një kontratë', si i kërkonin femrat Berlusconit favore për të dalë në TV

Video sekrete/ 'Papi dua vetëm një kontratë', si i kërkonin femrat Berlusconit favore për të dalë në TV

Ish-Kryeministri i Italisë, Silvion Berlusconi

Silvio Berlusconi është regjistruar në mënyrë të fshhetë në vitin 2011, ku shihet i shtrirë mes femrave të reja në vilën e tij. “Unë jam president për asgjë në Mediaset. Jam jashtë Mediaset prej 18 vitesh”,- dëgjohet teksa shprehet ish-Kryeministri kur vajzat i kërkojnë që ai t'u mundësojë një kontratë në Mediaset. ideo është publikuar nga agjencia ANSA është realizuar diku nga mesi i 2011-ës dhe kur skandali “Ruby” kishte shpërthyer.

E ndërsa një vajzë tjetër që me shumë mundësi është Marysthell Polanco shprehet: “Unë një kontratë dua dhe kaq mjafton “papi”. Është ajo që me nevojitet… ti je kryeministri i Italisë, pronar i Mediaset”. Por ish-Kryeministri i pëgjigjet: "E ke parë çfarë po më bëjnë? Kryeministrit të Italisë…”

Berlusconi e ka pranuar edhe më parë që është joshur gjithmonë nga femrat që kanë dashur të pushtojnë botën e televizionit, por në video ai shprehet se vajzat po i kërkojnë të pamundurën. Pavarsisht kësaj vajzat insistojnë t'i thotë djalit të tij të paktën, pasi ai është drejtor i Mediaset dhe e ka më të lehtë t'u japë një pozicion të mirë. “Bëj diçka. Thuaji djalit tënd në Mediaset, thuaji diçka që të bëjë një bamirësi edhe pse na urren… nëse thotë nesër “dua atë vajzën të bëjë këtë program,”- thotë më pas Marysthell Polanco, e cila është një ndër femrat më të ftuara në vilën Arcore. 

Ndërkohë ish-Kryeministri i Italisë e mbyll me fjalët: “Unë jam goditur mbi të gjitha, sepse pas një jete me pune, jam shkatërruar si një imazh në botë, për shkak se me kane quajtur ai i ‘bunga -bunga ‘, gjithçka që bëra si burrë shteti, si politikan, madje edhe për të shmangur luftën ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë …”.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)