Elita e futbollit anglez, Premier League ka zhvilluar 14-të raunde. Sfida e fundit u zhvillua në 'Old Trafford', aty ku Manchester United dhe West Ham barazuan 1-1, duke ndarë pikët.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, paçka se United dominoi takimin dhe kishte disa raste të pastra me Bruno apo edhe Zirkzee. Duhej minuta e 58-të që Diogo Dalot të zhbllokonte ndeshjen dhe t'i jepte epërsinë momentale United. Por, kur "Djajtë" menduan se ishin drejt tri pikëve, Magassa shtatë minuta nga fundi barazoi gjithçka për 1-1.

Me 22 pikë Man. United ngjitet në vendin e tetë, ndërsa West Ham me 12 pikë mbetet në vendin e 18-të. Pas javës së 14-të është Arsenali me 33 pikë që mban kreun, ndërsa Man. City me 28 pikë ndodhet në pozitën e dytë. Më pas Aston Villa me 27 pikë dhe Chelsea me 24 pikë plotësojnë katërshen e parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?