Tirana ka marrë një pamje krejt tjetër në këto ditë festive.
Dritat shumëngjyrëshe të ndezura në të gjitha rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë e festive për festat e fundvitit.
Në një video të filmuar nga ajri, zbukurimi i kryeqytetit për festat duket edhe më mahnitës.
Sheshi "Nënë Tereza", i kthyer në një fshat festiv është dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa shtëpitë e vogla prej druri, ku shiten artikuj të ndryshëm, si dhe lodrat argëtojnë të rriturit dhe fëmijët.
Bashkia e Tiranës ka zbukuruar edhe disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri.

LAJMET MË TË VLERËSUARA