Një video tronditëse e filmuar me aparat celular ka rënë në dorën e BBC, ku militantë të ISIS shfaqen teksa torturojnë një djalë 14 vjeçar Sirian.
 
Filmimi i realizuar nga një njeri i brendshëm i grupit xhihadist, tregojnë djalin që goditet ndërsa është lidhur me kyçet e duarve lidhur pas njëri tjetrit.
 
Videoja që ka tronditur opinionin publik tregon djalin me sy të lidhur dhe dy meshkuj të maskuar, të veshur nga koka te këmbët në të zezë.

Njëri prejt tyre ka një pistoletë dhe një thikë në dorë. Pasi e godasin vazhdimisht, vazhdojnë ta torturojnë me electroshock.

Torturat sipas BBC kanë zgjatur dy ditë.

Ahmedi tregon për BBC momentet e tmerrit.

“Kur ata më me godisnin unë bërtisja duke thirrur emrin e nënë sime. Por sapo e bëja ata e shtonin edhe më shumë dhunën”.

ISIS e dënoi në fund me vdekje djalin por një nga dhunuesve të tij i erdhi keq për të dhe e lejoi të arratisej.

Djali kaloi kufirin dhe arriti në Turqi ku morri e vazhdon të marrë trajtim mjekësor, por tregon se e ka të pamundur të flejë, pasi makthet  e torurojnë çdo natë.

“Sa herë mbyll sytë, më kujtohen torurat”, rrëfehet me lot në sy Ahmedi.