TIRANË - Ndërsa fushata është në kulmin e saj, dhe retorika mes palëve është ashpërsuar ndjeshëm, nuk mungojnë as momentet e humorit, me synim dhënien e mesazhit politik por në një formë tjetër.
 
Stafi i kandidatit të majtë për Bashkinë Tiranë Erjon Veliaj, ka zgjedhur në mënyrë pak të provuar nga partitë politike, për të kritikuar kundërshtarin politik kryetarin aktual të bashkisë Lulzim Basha.
 
Siç duket videoja presupozohet të jetë xhiruar në zyrën e Lulzim Bashës, duke treguar një ditë pune normale të tij, porn ë vend që të jetë një zyrë e mbushur me pjesëtarë të stafit të Bashkisë Tiranë që punojnë dhe diskutojnë, zyra është e zhytur në errësirë, dhe në poltronën kryesore shfaqet Lulzim Basha, duke bërë një gjumë të thellë.