VIDEO-LAJM/ Flamur Noka shkon me molotov te Bashkia, Veliaj shtron rrugën para shtëpisë familjes së tij: Mome, bëji të fala, ta gëzojë

Në një kohë kur Flamur Noka ishte duke protestuar me molotovë para Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhej në lagjen e familjes së tij. Siç mund ta shihni edhe nga kjo video, Veliaj shfaqet poshtë vilës-pallat të familjes Noka, e cila nga sot ka edhe një rrugë të re.

“Mome, si je, bëji të fala Flamurit, ta gëzojë”, dëgjohet të thotë Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka kryer jo vetëm asfaltimin e rrugës “Grigor Cilka”, por edhe rrjetin e kanalizimeve dhe sistemin e ndriçimit, duke i rritur vlerën edhe më shumë pronës së familjes Noka dhe komshinjve të tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lepuri: 07/05/2024 16:45

    Po trotuare hiç fare, nuk prishë një gardh a mur të shtyrë e abusive..ku i forti (gjoja)..i papërgjegjshmi bën ca do ,e njeriu i urtë merret nëpër këmbë e tallet!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim