Videolajm/ Gafë me flamurin në
Shkodër në 102-vjetorin e Pavarësisë

SHKODER - 28 nëntori, festa e Pavarësisë së vendit ashtu si çdo vit u kremtua edhe në qytetin e Shkodrës, një ndër qendrat e zhvillimeve në më të rëndësishme në vend. Kremtimet u përqendruan edhe në qendrën e qytetit që mban emrin e një prej arkitektëve të pavarësisë, Luigj Gurakuqit, busti i të cilit ngrihet në këtë shesh.

Në pamje të parë gjithçka duket mirë, madje pas bustit të Luigj Gurakuqit ishin ngritur edhe flamujt e disa prej vendeve të NATO-s, por sigurisht nuk mund të mos mungonte flamuri ynë, për të cilin ndër të tjera kremtohet kjo ditë. 

Por edhe kleçka në këtë ditë të rëndësishme lidhej pikërisht me flamurin tonë, kuq e zi, të cilin punonjësit e bashkisë, nga paaftësia apo ndoshta edhe padija nuk e kishin vendosur në pozicionin duhur.

Flamuri shqiptar ishte vendosur me kokë anash dhe jo më kokën lart siç ai qëndron gjithmonë, ndërsa kjo gjë nuk u vu re nga organizatorët, por sigurisht nuk mund t’i shpëtonte syrit kritik të qytetarëve shkodranë.

Pamjet e siguruara nga televizioni A1 Report tregojnë qartë flamurin e vendosur gabimisht, ndërsa pritet të strukturat kompetente të marrin masa për rregullimin e këtij gabimi.

gafa me flamurin

gafa me flamurin

gafa me flamurin

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)