VIDEOLAJM/ Kryeministri Rama uron 'javë të mbarë' me pamje të lagjes së re 'Rilindja' në Fushë-Krujë

Me pamje shumë të bukura, të bëra me dron, të lagjes së re rë rindërtuar në Fushë-Krujë, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë të gjithë shqiptarët sot.

"Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama krahas videos.

Lagja e re në Fushë-Krujë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe në një largësi prej 1 kilometri nga qendra e Fushë-Krujës. Atje do të ndërtohen banesat individuale dhe apartamentet.

Në zonën e re për rindërtim e përcaktuar në Fushë Krujë, parashikohet strehimi për 218 familje nga të cilat 91 familje në banesa kolektive dhe 147 familje në banesa individuale.

Kryeministri Rama e ka quajtur më herët këtë lagje si një zonë cilësore rezidenciale për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Etna shpërthen sërish, pamje nga krateri i vullkanit