Është vështirë ta relativizosh objektivitetin e Donika Gërvallës.
Ndonëse bijë dëshmori, të vrarë mizorisht e pabesisht, ajo asnjëherë nuk ka bërë përpjekje të mbulohet me aureolin e martires, siç bëjnë pa kursim ndër ne, ndonëse tashmë janë çjerrë shumë aureola martirësh, heronjsh a patriotësh.
Asaj nuk mund t’i mvishet ndonjë interes material a ambicie politike, e aq më pak lojërat politike.
Ndoshta ajo as që do të merrej ndonjëherë me politikë, sikur jeta të mos e kishte shtyrë andej dhe drama e Kosovës të mos ishte ndërlidhur ashtu dhimbshëm edhe me jetëshkrimin e saj.
Periudhat e ndryshme të jetës së saj, të kaluara në Kosovë, Shqipëri e sidomos në Gjermani, tash atdheun e saj të dytë, drejtësia këmbëngulëse e së cilës edhe pas më shumë se tridhjetë vitesh nuk ka hequr dorë nga ndriçimi i vrasjes së babait të saj, e ka afruar më shumë me pushtetin e atjeshëm dhe të gjitha këto i japin asaj distancë të mjaftueshme dhe kënde të ndryshme shikimi për të parë më qartë dhe me më shumë realizëm vendlindjen e saj.
Gjithë ajo që tha për Kosovën, prandaj, ngjan pak a shumë me brengën e një qytetari të rëndomtë për fatin e vendit të tij, dhe shqetësime të ngjashme kanë edhe shumica e bashkëkombësve të saj, të pakënaqur me rrjedhat në këtë vend. Pse AAK-ja reagoi si e djegur, duke u shërbyer me etiketime helmuese, më shumë e vërteton teorinë, se sa e demanton.
Asgjë të re nuk kishte në konstatimin e saj se Qeveria e Kosovës është e kriminalizuar, ngaqë tashmë këtë e dinë të gjithë qytetarët e këtij vendi, dhe këtë e thonë edhe mjaft institucione relevante në raportet e tyre.
E vetmja gjë sensacionale në këtë kontekst ishte e dhëna e saj se emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes së hetimeve të vrasjes së trefishtë në Untergruppenbach, gjë që me lehtësim e presin njerëzit e këtij vendi, me shpresë mos ka ardhur koha për t’u larë mëkatet dhe, meqë drejtësia e vendit nuk ia del, mos do të jetë drejtësia gjermane ajo që do të na i heqë qafe njerëzit që, duke qenë peng të së kaluarës së tyre, e mbajnë peng edhe të ardhmen në këtë vend.
Nuk është e panjohur edhe se pushtetarët tanë e kanë të mbyllur derën në Gjermani, ndonëse, për të parë sa është e dëmshme kjo, mund të merret me mend nga krahasimi me Serbinë, e cila, edhe kur bën të zeza në të gjitha anët, megjithatë kujdeset të mos i ndërpresë kontaktet me shtetin rreth të cilit sillet Evropa.
Më e keqja në këtë mes, - siç e tha edhe Donika Gërvalla, e për çka mund të bindemi edhe vetë, - është se edhe në pjesën më të madhe të opozitës kosovare, ndonëse kontrasti me partinë në pushtet do të mund të krijohej krejt lehtë, megjithatë mungon një vijë e tërhequr pak më fort e më qartë, se partitë e saj janë - ndryshe.
LDK-ja, për shembull, si partia e dytë në vend, tash së fundi po dëshmon se nuk është mjaft e hapur për dialog të brendshëm.
Përndryshe nuk do të mund të tingëllonte aq disident një burrë hilexhi si Fatmir Sejdiu – hilexhi, për shkak se deri sa e ka pranuar titullin “kryetar nderi”, kjo mbase nënkupton se edhe e ka pranuar pensionimin politik, apo së paku ka hequr dorë nga postet e larta – i cili kërkon të bëhet kryetar.
Po të kishte kjo parti themele pak më të forta demokratike, një zë i tillë do të mund të dukej vetëm qesharak.
Në zgjedhjet lokale populli i Kosovës e dëshmoi se po kërkon ndryshime. Do të ishte zhgënjim i madh për votuesit, të cilët mund të dalin me disponim të tillë edhe në zgjedhjet nacionale, nëse do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm mes “të këqijve” dhe atyre që mendojnë se janë vetëm “më pak të këqij”.
/Shqiptarja.com