/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Zv.Drejtori i Policisë Qarku Tiranë Kryekomisar Ardi Veliu, vijoi takimet mbi konkursin për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit.
Për të vijuar këtë nismë, u zhvillua sot një tjetër aktivitet në shkollën e mesme "Aleks Buda" Laprakë, ku morën pjesë përfaqësues të policisë dhe të arsimit.

Konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit është mbarëkombëtar, iniciuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përgjatë një muaji deri në 15 Dhjetor 2014 do të bëhet mbledhja e të gjitha ideve dhe dizenjove të sjella nga të rinj (14-23 vjeç) për mënyrën sesi ata duan të jetë pamja e jashtme e makina të Policisë së Shtetit.

Format e marrjes pjesëmarrjes janë përmes dërgimit të vizatimit në adresën postare të Ministrisë së Punëve të Brendshme www.punetebrendshme.gov.al