Në 2013-n pata rastin të shkoj te Muzeu i Prishtinës, në atë kohë kishte një ekspozitë të viteve të luftës, mbase është akoma dhe sot e kësaj dite. Në një kuti qelqi ndodheshin tre thika të mëdha, zinxhirë, sëpatë dhe një palë të brendshme femrash. Këto mjete ishin përdorur nga serbët për të përdhunuar vajzat dhe gratë. Në atë kohë shënova si ka mundësi të jemi kaq të verbër përballë një evidence kaq të tmerrshme, sa akoma nuk njohim drejtësi për viktimat e dhunës seksuale?
Përgjigjen e vërtetë e mora sot me hapjen e gazetave ku u shokova nga një paragraf famëkeq i ardhur këtë herë nga librat e fakultetit juridik, ku pafytyrësisht jepej një gjykim, një kornizë përkufizuese për viktimat e dhunës seksuale. Ku pafytyrësisht autori i quante ato mendjelehta e të përdala mes tjerash. Shkurt, viktima pavarësisht moshës bëhej me faj.
Përkufizimi i viktimave shokon konshiencën, arsyen, logjiken. Krijon efektin e leximit të mendjes së një njeriu që ka humbur logjikën, që ka mangësi mendore pasi askund nuk gjen një përkufizim banal dhe degradues për viktimat e dhunës seksuale, përveçse në mendje perverse dhe të sëmura. Nuk është aspak e vërtetë se ky përkufizim është mbështetur në të dhëna shkencore. Mbase është mbështetur në artikuj e përkufizime të mesjetës apo nga artikuj të shkruar në një kohë, kur shoqëria njerëzore akoma nuk kishte filluar t’i mbronte viktimat e dhunës seksuale për arsye që ekzistojnë akoma në shoqërinë shqiptare: stigma, fajin e ka viktima, fajin e ka femra; sikurse qartazi shprehet dhe autori i atij paragrafi famëkeq. Por kurrkund në literaturën kontemporane nuk gjendet një përkufizim i tillë për viktimat. Autori e kolegët e tij duhet të kenë hulumtuar tepër thellë për ta gjetur atë përkufizim. Autori i ka futur thikën viktimave të dhunës seksuale dhe e përdrodhi atë thikë në plagë akoma të hapura. Pasi autori ka reputacion, ka dhe një titull Profesor, pra nuk është askushi, por është dikush që ka afektin të influencojë opinionin publik. Mbase autori profesor do të bënte mirë të lëçiste më shumë libra të kriminalistikës dhe botimet e kahershme të institucioneve të ndryshme të drejtësisë mbi viktimat e dhunës seksuale, por dhe të informohej mirë në fushën e psikologjisë për efektet e dhunës. Sepse duket qartë që këtë punë hulumtuese autori profesor nuk e ka bërë. Qoftë dhe sikur të jetë kaq shovinist maskilist në mendim, për hir të të vërtetës shkencore kaq pak informacion duhet ta kishte gjetur.
Në një shoqëri ku mbi 20,000 viktima të dhunës seksuale vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen e torturën e dhunës, ku akoma presin drejtësi, ku akoma presin të rehabilitohen nga një shoqëri që i vë fajin viktimës vjen nga hullet e drejtësisë një maço dhe ua hap plagën sërish.
Në një shoqëri ku femrat shikohen si objekt seksual, ku vajzat e reja përdhunohen dhe nuk kërkojnë drejtësi prej frikës së stigmës, përkufizimi i një mendje perverse iu shtiu thikën mbas shpinës. Profesori i drejtësisë ka shënuar më tepër se një faux pas të logjikës, iu ka thënë viktimave se ato nuk do të gjejnë drejtësi pasi faji pse u përdhunuan mbetet me to dhe jo me përpertruesin e dhunuesin, se ata që duhet ta mbrojnë ata po edukohen e trajnohen ta gjykojnë pa mësuar faktet.
Në një shoqëri, kur nënat dhe prindërit akoma nuk kanë mësuar të bisedojnë me fëmijët e tyre sidomos vajzat se organet gjenitale janë private dhe askush nuk duhet t'ua prekë e se nëse kjo ndodh të dinë si të veprojnë dhe ku perversiteti shkon aty sa palaço meshkuj kërkojnë orgji nënës që të shesë dhe vajzën, del një mashkull dhe i quan të përdala. Kush është i përdalë, ai që e kreu aktin apo ai dhe ajo që u gjend në një pozitë të dobët për të mbrojtur veten. Sepse viktimë nuk janë vetëm vajzat, por dhe meshkujt. Askush nuk i shpëton mendjes diabolike dhe perverse të dhunuesit.
Në një shoqëri ku pedofilët lulëzojnë ku viktimat e dhunës seksuale pakkush i mbron, kur drejtorë jetimoresh kërkojnë favore seksuale nga fëmija, ku fëmijët shiten nga tutorët e tyre, ku mediet kanë frikë të shkruajnë dhunë seksuale dhe përdhunim, po s'kanë frikë të na thonë sesa seksi duken prapanicat e këngëtareve, vjen një palaço profesor dhe iu tregon viktimave se si ato janë mendjelehtë e të përdala se si ato e kanë fajin dhe ato duhet të ndëshkohen dhe të gjykohen brenda kornizës përkufizuese që ofron profesori dhe ata që kryen dhunën. Cili është përkufizimi për to profesor? Mendjelehtë, të përdalë?
Në një shoqëri që po shpërbëhet ku vlera e njeriut nuk kushton asgjë, ku femrat akoma nuk gjejnë drejtësi për dhunë fizike dhe seksuale vjen një jurist e kalon gjykim mbi viktimat. Si mund të kërkohet drejtësi, të flitet për drejtësi kur juristët, avokatët ata që supozohen të dinë ligjin flasin me gjuhë të ulët për viktimat dhe i quajnë ato psikopate, mendjelehta, kur në koncept këtij zërit të këtij profesori i shtohen dhe të tjerë shovinistë mashkullorë me titullin jurist dhe e mbrojnë?
Si juriste, që kam punuar duke asistuar me viktimat e dhunës seksuale dhe asaj fizike që ka ndjekur gjyq pas gjyqi fëmijë dhe pleq viktima të dhunës seksuale nuk kam njohur askënd në profesion që të flasë kaq ulët për viktimat dhe të justifikojë aktin e perpetruesit, dhunuesit dhe vrasësit.
Si juristë, jemi trajnuar t'i përmbahemi një kodi etik tepër të lartë që nuk lejon kapërcime të tilla psikopatike të logjikës dhe nëse shprehemi në mënyrë të tillë atëherë herët a vonë kolegët tanë do të na sjellin përballë panelit të trupit gjykues për të analizuar a e meritojmë te jemi përfaqësues të ligjit e të drejtësisë, a e meritojmë profesionin? Ku është kodi etik për juristët në Kosovë?
Ky përkufizim nuk është në ndonjë faqe sociale por në librat e juridikut. Çfarë po iu mësohet gjeneratës së re të juristëve? Se nëse dëgjojnë një fëmijë që akuzon prindin a të afërm, a këdo për dhunë seksuale fëmija është me të meta mendore apo mendjelehtë? Apo se nëse 85-vjeçarja vjen e dëshmon do të thotë se ajo ka ikur kësaj bote dhe dhunuesi del i lirë për të përdhunuar më pas të tjerë. Apo vajzës që shkoi në mbrëmje të maturës dhe përdhunohet nga djali që pëlqen pa dëshirën e saj (daterape) se fajin e ka vetë që e joshi djalin e ky veproi siç deshi ai? Çfarë duhet t'u themi atyre se këto vajza - të dashur studentë e ardhmja e drejtësisë se shtetit -janë mendjelehta, psikopate me probleme mendore? Çfarë do t’i thoni vajzave dhe grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës që përjetuan tortura çnjerëzore, se fajin e kishin ato? Se ato ishin të përdala? Se ishin mendjelehta? Çfarë do t’u thoni vajzave të vogla nën 4 vjeç dhe nën 5 vjeç dhe në atë moshë apo mbi atë moshë që përjetojnë horroret në duart e prindërve apo të të afërmve, komshinjve? Çfarë do t’u thoni këtyre fëmijëve e të tjerëve fëmijë që shiten çdo ditë nga tutorët e tyre? Çfarë do t’i thoni punëtorëve të seksit, që në zhargonin e përditshëm njihen si prostituta, kur ato vijnë dhe denoncojnë përdhunimin? A do t’i mbroni? A do t’i dëgjoni? Apo do ju tregoni derën se në fund të fundit profesori juaj ju ka instruktuar ato janë të përdala? Se këto viktima janë me të meta mendore? Se po veprojnë nga xhelozia?
Po jua jap përkufizimin tim për perpetruesit, që vjen nga eksperienca e të qenit prezent mbi qindra çështje të dhunës: janë njerëz të përditshëm, jo maniakë, ndonëse ka dhe prej tyre, rrallë kanë sëmundje mendore. Por veprojnë në epshet e tyre, dhe janë ata fajtorët e vërtetë të krimit të dhunës seksuale. Janë veprimet e këtyre përbindëshave me fytyrë njerëzore që kryejnë dhunën, krimin dhe meritojnë akuzën për krimet që bëjnë, dhe jo predispozita psikologjike e viktimës, duke u nisur nga përkufizimi i profesorit.
/Shqiptarja.com