Vila perandorake, Meçe në ‘Repolitix’: Berisha e Meta pronarët faktik të ‘Lura’! Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë

Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar investigimin e Shqiptarja.com, përmes së cilit për herë të parë u publikuan dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikoi dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake ‘D5’.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, Doçi shprehet se duket qartë që kemi të bëjmë me pastrim parash nga familja Berisha. Doçi shprehet se kemi të bëjmë me dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrim parash.

“Dyshime për dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrim parash, të dhënat flasin për mashtrim me pasuritë. Kam patë një deklaratë të vite 2006 të Argita Berishës, ku deklaron se në vitin 2003 ka blerë një gjysmë vile me vlerë 56 mijë euro pastaj në 2013 del që blen një apartament, nuk kuptohet nëse është pjesë e kësaj vile apo strukture tjetër ndërtimore që e deklaron 22 mijë euro dhe një shtesë 40 e ca mijë euro. Brenda vitit 2013 bëhen veprimet me shpejtësi se Berisha po humbet pushtetin. Shpenzimet shkojnë te 130 mijë euro. Duket që është investime vlerë miliona euro. Pyetjes që unë do ngre, përgjigje i jep vetëm SPAK, nëse e ka përfituar këtë vilë duke përdorur pushtetin Berisha duke dhënë në këmbim leje për zhvillimin e zonës, ose janë investuar në këtë vilë para, duket qartë që janë pastruar para. Kemi të bëjmë me veprën penale të pastrimit të parave. Jo rastësisht SPAK e ka sekuestruar një pjesë të vilës. Vilat aty shkojnë mbi 1 mln euro, ajo duke qenë një vilë e veçantë besoj mund të ketë një vlerë 2-3 mln euro, kjo i mbetet ekspertëve të SPAK për ta vlerësuar.

Doçi thotë se Berisha ka hyrë në poltikë me një apartament 69 metra katrorë dhe sot është familja më e pasur në Ballkan.

“Ka hyrë në politikë me një apartament me një sipërfaqe 69 metra katrorë, në vitin 2003 kjo deklaratë. Disa kursime dhe 20 mijë euro i ka dhënë të bijës. Sot, familja Berisha është ndër familjet më të pasura në Ballkan me pasuri dhjetëra milionë euro. Kemi fabrika, pallate, vila, toka, pasuri marramendëse dhe baza e kësaj pasurie kush është, se nuk kanë punuar asnjeri. Përveç Berishës që kishte pagën si zyrtar i lartë, këta të tjerët, Liria, Jamarbër, Argita dhe Shkëlzeni, ca pune kanë bërë, sekserë të pushtetit”, tha Doçi.

lajm ne perditesim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura

 

Analisti Arben Meçe i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë pronarët faktikë të firmës Lura që ka ndërtuar vilat luksoze në Gjirin e Lazit. Madje Meçe thotë se firma Lura u largua disa kohë nga Shqipëria pas konflikteve me pronarët faktikë.

“Pronari është Meta dhe Berisha, ky është mekanizëm që është zbatuar në atë zonë. Firma Lura është firmë ndërtuese. Gjithë ky fshat turistik është i Berishës dhe Ilir Metës. Që kjo pronë e Berishës të materializohet. Firma Lura e zbaton, investitori është Berisha, ndërtuesi Lura dhe pronari i fshatit Berisha.

Lura është larguar nga Shqipëria si rrjedhim i një konflikti me një nga pronarët faktikë, edhe kjo është pjesë e hetimit të SPAK. Ata i kërkonin pjesën dhe këtu nisi konflikti. Nuk është Lura pronari i tyre. E kërcënuan me jetë me familje dhe pas 6 muajsh në ilegalitet Lura u rikthye dhe jeton në këtë zonë”, tha Meçe.

Ora 22:28
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfretë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë

 

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Repolitix në Report Tv thotë se hetimet pasurore për familjen Berisha janë shtrirë edhe në Gjermani. Sipas Doçit, kanë bërë një transfertë të dyshimtë 300 mijë euro dhe se po e zhvendosin pasurinë në Gjermani.

Besoj se është shtrirë edhe në shtete të tjera, në gjermani. Vitet e fundit kanë zhvendosur asete në Gjermani, para dhe transferta deri në 300 mijë euro të dyshimta. Po i zhvendosin në gjemani duke qenë se kanë një lloj izolimi për shkak të non gratës, po shohim gjermani si pikësynim për tu zhvendosur nëse drejtësia do vazhdojë të godasë më fort, nuk përjashtohet mundësia që të zhvendosen atje, për të kërkuar azil.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas

Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas