Vilson Blloshmi e Genc Leka, ‘Taso’ vizaton tragjizmin e dy poetëve martirë: U shndërruan në dëshmorë të jetës së lirë!

Piktori Anastas Kostandini këtë të enjte, vjen nga Pogradeci në Muzeun Historik me disa vepra të tij jo të zakonta. Të zezë në të bardhë, ka vizatuar në letër, fatin tragjik të dy poetëve martirë, Vilson Blloshmi e Genc Leka, që shoqërojnë botimin “Kur bota ish në gjumë” të përuruar nga Autoriteti i Dosjeve.

“Ata u shndërruan në martirë, dëshmorë të jetës së lirë. Në fakt, vepra e tyre e tregon tragjizmin e asaj periudhe, të cilën ne e kemi jetuar, po jo në atë dimension dhimbje siç e kanë jetuar ata. Edhe kur e mendon sot që është e tmerrshme që për një gjest ose për një këngë, o për një ngjyrë mund të ikje nga kjo botë, unë e bëra me kënaqësi propozimin e mikut tim, botuesit Bardhyl Musai. Ai deshi një reagim të shpejtë, dhe mua kjo më ndihmoi për t’u shprehur në mënyrë emocionale”, thotë artisti Anastas Kostandini.

Vizatimet e gravurat e gjejnë frymëzimin nga  jeta e dy poetëve-mësues në Bërzheshtë të Librazhdit, rrugicave teksa shkojnë tek nxënësit e tyre, poezitë me vargjet plot dhimbje e rebelim për gjithë terrorin e dhunën që gjeneronte diktatura, dhe ekzekutimin e tyre në ’77-ën.

“Nuk është një krijimtari e intelektualizuar, por një verb i pasionit dhe i nevojës së tyre për të ndriçuar jetën e tyre, por vepra e tyre tanimë po ndriçon të gjithë atë periudhë, se po jep dëshminë, se ai realizmi socialist nuk ka qenë i vetmi dhe sundues, paralelisht me të kanë ekzistuar vepra të tjera artistike”, shprehet artisti.

Jeta e tyre në periferi, është përbashkuese me piktorin “Taso”, por njëherazi i rrit konturet vuajtjeve në diktaturë.

“Është shumë e pikëlluar jeta e intelektualëve në një periferi shqiptare të viteve ’70. Ata shfaqen përmes vargjeve, me një trishtim të jashtëzakonshëm. Jeta e tyre nuk është ekstravagante, nuk është ekzibicionizëm, jeta e tyre buron nga dhimbja, e cila ka qenë e vërtetë”, thotë më tej piktori.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e biznesmenit të  ndërtimit Eduart Reçit! Arrestohen 2 vëllezër, njëri prej tyre oficer policie Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçit! Arrestohen 2 vëllezër, njëri prej tyre oficer policie Motivi? Konflikte pronësie