TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas deklaratës së liderit demokrat Lulzim Basha i cili u shpreh se ky vit ka qenë vit rekord për kultivimin e kanabisit.

Përmes një reagimi në twitter, Lleshaj shkruan se Basha ka në biografinë e tij Lazaratin, dhe nuk ka asnjë keqardhje për të.

Ministri shton se ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit.

Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit!

Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës.

Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!