Viti i Ri pa fishekzjarrë, kreu i Zjarrfikëses Goxhaj: Ka subjekte që ende i tregtojnë, po i monitorojmë

Fishekzjarret natën e ndërrimit të viteve nuk do të hidhen nga qytetarët nga ballkonet e shtëpive të tyre si çdo vit, por vetëm prej institucioneve që organizojnë festimet në vendet e caktuara. Në një kohë kur qeveria ka vendosur ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve nga qytetarët, Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Report Tv ngre shqetësimin se pavarësisht urdhrit për ndalimin e tregtimit të kapsollave, lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve, ka subjekte të cilat ende i tregtojnë. 

Nuk janë hequr fishekzjarret nga tregu, por ndonëse vite më parë tregtonin edhe subjekte të palincencuara, këtë vit tregojnë vetëm ato të lincencuara. Por ka ende subjekte që tregtojnë. Këto subjekte i kemi nën monitorim. Në treg ka fishekzjarre. Qytetarët janë informuar se këtë vit tregtimi i fishekzjarreve do jetë vetëm brenda normave dhe standardeve të vendosura nga Policia e Shtetit. 

Shkëlqim Goxhaj, Drejtor i Zjarrfikëses

Nisur nga urdhri i fundit i qeverisë që ndalon përdorimin e fishekzjarreve nga qytetarët, Goxhaj thotë se ky vendim synon të ofrojë më shumë siguri për qytetarët gjatë festës së Vitit të Ri. Ai thotë se hedhja e fishekzjarreve nga institucionet do mbikëqyret nga policia dhe shërbimi zjarrfikës për të parandaluar në çdo moment incidentet e mundshme.

"Nuk është nevojshme që natën e ndërrimit të viteve të hidhen fishekzjarre nga ballkonet. Një fishekzjarr i hedhur nga një qytetar nga ballkoni mund të ketë pasoja të rënda. Përdorimi i fishekzjarreve gradualisht do kalojë te njësitë vendore. Festimet do bëhen nga institucionet dhe do jenë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit dhe shërbimit zjarrfikës", thotë Goxhaj. 

Sa i takon masave të marra nga shërbimi zjarrfikës natën e ndërrimit të viteve, Goxhaj tha do kalohet në shërbime të përforcuara. "Festimet kanë ditë që kanë filluar. Deri tani nuk kemi pasur probleme. Kemi marrë masat dhe kemi kaluar në gatishmëri të përfocuar. kemi evidentuar zonat si sheshet kryesore të Tiranës, ambientet ku festohet. Në këto ambiente do qëndfrojmë në gatishmëri me forcat tona. Në sheshin skënderbej kemi të stacionuar një automjet zjarrfikës që do përdoret për çdo moment", tha ai. 

Në fund të muajit nëntor, pas plagosjes së polices Ina Nuka me kapsollë, Ministria e Brendshme nxori një urdhër që ndalonte përdorimin e kapsollave në Shqipëri (Lexo këtu). Ndërsa në datën 18 dhjetor (Lexo këtu) ministrat Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj firmosën urdhrin për ndalimin e përdorimit nga qytetarët të  fishekzjarrëve dhe kapsollave me përjashtim të një kategorie që nuk përbën aspak rrezik për qytetarët. Report Tv zbardhi një ditë më parë vendimin e plotë që sqaron ndalimin e fishekzjarrëve dhe kur mund të përdoren (Lexo këtu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja