Ronela Hajati është një nga këngëtaret shqiptare që sjell risi në muzikë, pasi çdo këngë e saja është unike. Ajo është gjithashtu edhe një nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar për lidhjen që ka me reperin Young Zerka.
E ftuar në emisionin “KafeIN” në “INTV”, Ronela ka folur për planet e saj në karrierë. Sipas këngëtares muaji gusht është muaji që ka më tepër angazhime se të tjerët, po këtë vit ka rënë puna.
“Gushti është pak më i zënë se muajt e tjerë, sepse janë edhe koncertet, por nuk mund të themi se është njëlloj si vitet e tjera. Ky sezon është shumë dobët ka rënë shi, njerëzit nuk kanë ardhur … shumë gjëra në jug janë anuluar. Sidomos për femra tregu është bërë shumë keq këtë vit.. .mund ta themi me plot gojën, vjen era testosterone… në gjithë klabet janë vetëm çuna …. Unë mendoj se edhe ata femra që janë, u ka rënë puna,”- është shprehur Hajati.