Ministrat e Financave nga pesë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore kërkuan dje nga Bashkimi Evropian autorizime shtesë në luftën kundër mashtrimeve me pagesën për Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH), të cilat u kushtojnë shteteve anëtare miliarda euro.
Në konferencën për shtyp në Vjenë, ministrat e Financave të Austrisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Hungarisë dhe Bullgarisë porositën se do të kërkojnë nga Komisioni Evropian ndryshimin e sistemit të TVSH-së duke patur parasysh se sistemi aktual, sipas të ministrit austriak të Financave, Hans Jorg Schelling është joefikas dhe duhet të ndryshojë.
Sheling theksoi se rreth 10 shtete do të përfshihen në këtë iniciativë, që i krijua nga autoritetet çeke dhe austriake.
"Mashtrimet me TVSH-në i kushtojnë anëtareve të BE-së rreth 50 miliardë euro në vit", deklaroi ministri çek i Financave, Andrei Babis.
Rasti më i shpeshtë është kur mashtruesit importojnë një mall, i cili është i liruar nga TVSH-ja, dhe pastaj e shesin, duke u shitur blerësve TVSH. Shitësit pastaj zhduken, pa i paguar shtetit TVSH./ atsh /
/Shqiptarja.com