Vjosa Osmani pozitive me COVID, Ruçi: U infektove një ditë para vizitës në Tiranë! Të uroj shërim të shpejtë

Vjosa Osmani pozitive me COVID, Ruçi: U infektove një ditë para vizitës në Tiranë! Të uroj shërim të shpejtë

Gramoz Ruci

Pas  njoftimit të Presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, se ka rezultuar pozitive me COVID-19, ka reaguar Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Në një letër drejtuar Osmanit, Ruçi shkruan se ajo është prekur me COVID një ditë përpara se të vinte në Tiranë.

“E dashur Vjosa, mësova lajmin se sot keni rezultuar pozitive me Covid-19. Ju uroj ta kaloni sa më shpejt dhe sa më lehtëkëtë sëmundje, e cila prej gati një viti po rrezikon jetët njerëzore në mbarë botën.

Prekja nga Covid-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës Tuaj të planifikuar në Tiranë. Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për Ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Lajmi kryesor:

Vjosa Osmani pozitive me COVID! Ruçi: U infektove një ditë para vizitës në Tiranë, shërim të shpejtë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë