VLORË-Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane kanë sekuestruar 500 kg kanabis sativa në vendin e quajtur ‘’Plazhi i Dafinës’’, në Vlorë.

Aksioni i policisë u bë në kuadër të operacionit të përbashkët mes dy vendeve ku janë kapur gjithashtu edhe 1.9 ton kanabis.

Lënda narkotike e sekuestruar kishte destinacion vendin fqinjt, Italinë. Policia ka arrestuar 2 persona në kuadër të këtij operacioni të përbashkët mes dy vendeve.

[gallery]20535[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com