Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër rrugor të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes 34-vjeçari i identifikuar si Albano Hoxha ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara shihet se automjeti tip 'Ford' i cili u përplas me barrierat mbrojtëse është shkatërruar plotësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.