TIRANË - Tre të rinj nga Tirana janë arrestuar pasi kanë vjedhur pije nga minibari dhe aksesorë nga dhoma e një hoteli. Tre njëzetvjeçarët Erdi Muçllari, Ergys Hysejni dhe Oktavian Sala, janë arrestuar më 11 janar nga efektivët e Komisariati të Policisë Nr 3 në Tiranë.
“Pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit, kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën. Në brendësi kanë marrë disa pije nga minibari dhe disa aksesorë të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Mercedes Benz".
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com