VoxPop të qytetarëve për Report Tv: Të rinjtë rrinë pa maska, nuk kuptojnë! Vaksina? Mund të ketë efekte anësore

Pavarësisht situatës aspak të qetë nga koronavisuri në të gjithë botën, një pjesë e qytetarëve shqiptarë e shikojnë me skepticizëm vaksinën Anti-COVID. Nga opinionet që gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi realizoi me kalimtarë të rastit,  disa i druhen një efekti anësor por ka edhe qytetarë të gatshëm për t'iu  nënshtruan vaksinimit.

 “Nuk besoj tek vaksina COVID. Ka shumë spekulime. Kështu që nuk besoj”, tregoi një qytetar.

“80% besoj. Meqë është në të gjithë botën. Edhe unë do ta bëj nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh një tjetër.

“Po ku ka COVID moj. Çfarë rastesh ato janë gënjeshtra”, tregoi një tjetër.

Nuk më duket një gjë e mirë. Ndoshta mund të bëje një efekt anësor”, tha një tjetër.

“Besoj, por kush do ta sjellë. Nëse del do e bëj. Patjetër, por me kë do e bëj. Me këto që sillen vërdallë”, u shpreh një i moshuar .

“Nuk besoj tek vaksinimi. Është një gjë kalimtare”, tha një e re.

Edhe për mundësinë e një karantinimi të dytë, qytetarët janë të ndarë. Disa prej tyre thonë se mbyllja e vendit do të sillte pasoja ekonomike dhe psikologjike. Por ka dhe të tjerë që besojnë se në një masë të tillë për shkak se nuk janë duke u respektuar rregullat për tu mbrojtur nga Covid.

“Siç ka ndodh dhe po ndodh pa maska të rinjtë, unë mendoj të mbyllen. Të paktën për një muaj që të vënë mend. Vetëm ne që jemi mbi 70 vjeç mbajmë maska”, dha mendimin një tjetër.

“Mendimi im do ishte që shkollat mos të kishin filluar. Të shtyhej dhe një vit shkolla”, tha një qytetar.

45 vjet nuk u trembë, si trembemi tani. Le të mbyllet. Nuk ka lidhje. Ne si puna e bagëtive jemi. Kur hapet tufa dalim. Shqipëri është. E di çdo të thotë Shqipëri? Stan me bagëti ku ka një çoban. Ne që jemi këtu jemi pjesa më e vobektë”, u shpreh një qytetar.

“Nuk është e drejtë mbyllja sepse njerëzit nuk do i rezistonin dot një mbyllje tjetër. Arsyeja e punës dhe njerëzit nuk janë mësuar të rrinë mbyllur”, tha një tjetër.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave