Në kërkim, por mori hakun e babait! Djali i Ismet Çekorjes të ekzekutuar në 2 shtator vrau 19-vjeçarin në Shkodër për hakmarrje

SHKODËR- 2 vrasjet e ndodhura së fundmi në Shkodër, ajo e 19-vjeçarit Erjon Xhenje në 18 shtator dhe i Ismet Çekorjes në 2 shtator duket se kanë një lidhje me njëra tjetrën. Kjo sepse nga grupi hetimor është konfirmuar se i riu, Xhenje është ekzekutuar nga djali i Ismetit, Bajram Çekorja. Ky i fundit ndonëse është në kërkim për përfshirje në një tjetër atentat, nuk është penguar që të marrë hakun për vrasjen e babait shumë pranë derës së shtëpisë.

Motivi? Dyshohet se Bajram Çekorja, 24-vjeç vrau të riun Erjon Xhenje, pasi ky i fundit i nxori ka qenë informatori për autorët se Ismeti doli nga banesa. Ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht, po ajo që mund të thuhet është se kjo është një nga pistat kryesore që ka në tryezë grupi hetimor.

Nga veprimet e kryera, grupi hetimor ka arritur që të sigurojë provat që vërtetojnë se pas ekzekutimit të 19-vjeçarit qëndron Bajram Çekorja, përfshirë këtu edhe kamerat e sigurisë në zonë. Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. 

Ndaj 24-vjeçarit rëndojnë 2 akuza, ajo për "Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit”. Kujtojmë që 2 ditë më parë në Policinë e Shkodrës ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i cili ka kërkuar angazhimin e të gjithë strukturave të Policisë për zbardhjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale që tronditi opinionin publik.

Si ndodhi vrasja e Erjon Xhenjes? 
Erjon Xhenje, vetëm 19-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, në lagjen “Kiras”. Ora shënonte 20:10 kur i riu u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend. Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen 'Guerile' është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën e përdorur nga autorët. 

Si ndodhi vrasja e Bajram Çekorjes?
Më 2 shtator, u ekzekutua 57-vjeçari Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit. 5 ditë para vrasjes, Ismet Cekorja dha një intervistë për mediat, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.

6 vrasje të bujshme tronditën Shkodrën në 9 muaj! Asnjë autor në pranga
Në 9 muajt e parë të 2022-shit në Shkodër janë ekzekutuar 6 persona. Të gjitha vrasje të pazbardhura nga Policia e Shkodrës, ndaj dhe saga e hakmarrjeve vazhdon...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
U ekzekutua në 18 shtator në Shkodër/ Nëna e 19-vjeçarit kërkon mbrojtje nga shteti: Fatkeqësia e vetme e djalit tim ishte se kushërinjtë i ka me precedentë penal

 

Nëna e të riut, Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 18 shtatorit ka kërkuar mbrojtje nga shteti pasi thotë se familja e saj është e pambrojtur. Ajo shprehet se djali i saj, vetëm 19-vjeç, ishte “i kulluar”, por gabimi i tij i vetëm ishte fakti që kishte kushërinj me precedent penal. Në një reagim, pak minuta pasi u zbulua që autori i vrasjes së djalit të saj ishte Bajram Çekorja, e ëma thotë se drejtësia duhet të vihet në vend.

 “Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër me datë 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tone, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmije të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen  për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënu dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjareve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qene një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është  eduku me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në  rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qene një djalë besimtar. Jam e sigurte që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi”, thuhet në reagimin e saj.

Erjon Xhenje, është kushëri me Sehar Xhenjën, një person me precedentë kriminal në Shkodër.  Ky i fundit është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç. Nuk dihet nëse ekzekutimi i tij ka lidhje pikërisht me Sehar Xhenjën, teksa po hetohet edhe pista se Bajram Çekorja e vrau 19-vjeçarin se kishte informuar autorët për lëvizjet e babait të tij, Ismetin, i cili u vra shumë pranë shtëpisë në 2 shtator.

B.K./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 23/09/2022 08:29

    Ne keto kushte qe jemi ne shqiperi,i lumt dora. Ketu spret gje tjeter. E vret tjetrin dhe shetit me Ferrari !!!!!!!!! Makabritet,absurditet.

    Përgjigju
  • Iris: 23/09/2022 02:23

    Edhe sikur te kishte shtet te forte dhe denimet te ishin me te ashprat,prape nuk do te ishte mjaftushem per injorantet e Kanunit,qe do te hakemerreshin prape se prape.Po nuk u luftua injoranca dhe mendesia,nuk kemi gje ne vije.

    Përgjigju
    • bujar: 28/09/2022 15:15

      Iris para viteve 90-te ekzistonte kanuni por keto lepurushat nuk e zbatonin dot se kishin frike, se u ikte edhe koka e atij qe vriste prandaj nuk me duket se eshte injoranca sesa mos pasja frike nga shteti.... klm

  • Kirasi: 22/09/2022 23:48

    Policia esht tu lujt shum pist me ket qa po ban si me vrasjen e endrit qe ja faturun braqes kot se koti vetem ne nje krah godet nga krahu tjeter sjemi tu pa gja

    Përgjigju
  • Kirasi: 22/09/2022 23:05

    Po dihet se shkelzeni ja vrau baben . Ja vrau per asmerin Tesh te ikun per lesh tan ky burg perjet e ai burg

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/09/2022 22:27

    Ajo qè bie nè sy dhe qè tregon mè sè miri batakun ku e kemi çuar vetveten, èshtè nga njèra anè mosegzistenca totale e shtetit me institucionet dhe organet e rendit, dhe nekrofilia qè pason nè media ngjarje tè tilla. Pa as mè tè voglèn vrarje ndèrgjegjeje, pa asnjè fakt, "gazetarè" dhe "opinionistè" pèrgojojnè dhe bèjnè tè diturin pèr gjithçka, kush e kush tè thotè diçka para tjetrit. Shteti inegzistent, si ajo macja qè nuk ndodhet nè shtèpi pèr momentin, u lè shteg minjve tè hardallosen, me pasoja katastrofike pèr shoqèrinè shqiptare. Shteti, nuk bèhet me aksione mediatike apo me hedhje hi syve qytetarève. Ai, kèrkon njerèz tè denjè, nga kryeministri tek polici rrugor. Kjo èshtè ajo toka pjellore nga e cila "korret" largimi i shqiptarève nga Shqipèria. Nèse ky ka qènè qèllimi i gjithçkaje nè kèto 35 vjet, atèherè duhet konstatuar se po ia arrijnè qèllimit.

    Përgjigju
  • Padrejtesi: 22/09/2022 21:22

    Po mir mori hakun e babait ! Po per babain e tij pse sdoli kush ne kerkim o ju shkerdhefsha ropt e ktij komisariat kurve qe ka shkodra e polici kurve qe ka shqipnia

    Përgjigju
    • Per padrejtesine: 25/09/2022 16:09

      Po per astrit kurmemen mir aline mond batrin besen ndertuesin boranin me gru bilalt ferracakt naz bandulen naim bajrin pse nuk doli kush ne kerkim

    • Valona: 23/09/2022 03:11

      E drejt bosi

    • Çolja: 22/09/2022 21:45

      Bravo vëlla shumë i drejtë dhe i saktë komenti jot Allahu ta shpërbleftë.

    • Tat Lici: 22/09/2022 21:45

      Jan me ata magjypt e Dobracit policija

  • Frangu: 22/09/2022 21:06

    "Në kërkim, por i mori hakun babait' Ç'TITULL MUND TË JETË KY I MËSIPËRMI? Nga vjen, prej kujt - e përse? E thellë kjo punë, por të paktën kryeredaktorit të "Shqiptarja", nuk mund të mos i shpëtonte - veç të tjerash - ajo lidhëza "POR", e cila flet shumë për nivelin qytetar të atij që shprehet në emër të qytetarisë. Poshtë gazetaria banale, mediokre dhe mendësisht e pajtuar (konformiste) me krimin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e Rithemelimit ka garë të ndershme?



×

Lajmi i fundit

Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave. Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve

Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave. Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve