Gati 7 vite pas eliminimit mafioz të ish-policit Santiago Malko, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj, Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për 5 të pandehur dhe shpalli të pafajshëm një tjetër. Një proces gjyqësor i zgjatur prej mungesës së arrestimeve, më në fund ka vendimin fillestar të shkallës së parë.
Me 30 vite burg u dënua Leonard Duka, një prej emrave më të përbetuar në armiqësi me Ervis Martinajn, si organizator dhe porositës i vrasjes gjakftohtë. Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe në gusht të atij viti u ekstradua në drejtim të Tiranës për t’u përballur me drejtësinë. Gjykata e Posaçme dha dënim edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin. I vetmi që mundi të marrë pafajësi ishte vëllai i Leonard Dukës, Elvis Duka, për të cilin SPAK nuk mundi të gjejë prova për implikimin e tij në atentat.
Seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme janë zhvilluar në klimë tensioni. Nëna e viktimës herë pas here ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Leonard Dukës, të cilin e ka cilësuar si vrasësin e djalit të saj.
Për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar edhe 2 të tjerë në dosje të ndarë për shkak të arrestimit të hershën. Blendi Teta përfundimisht do të vuaj 25 vite burg, pas një ping-pongu vendimesh në disa gjykata. Fillimisht me 25 vite u dënua nga Apeli, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë, por që në dhjetor 2025 u vendos sërish për 25 vjet. Po ashtu, i dënuar me vendim të formës së prerë me 26 vjet për vrasjen e Santiago Malkos, është edhe Ilir Selmani.
Santiago Malko u qëllua për vdekje në Tiranë më 27 gusht 2019. Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi konsiderohej i afërt me Ervis Martinajn, një prej figurave më njohur të skenës së krimit të organizuar dhe bos i lojërave të fatit në atë kohë. Hetimet e policisë dhe SPAK e lidhën shpejt vrasjen me një grup të strukturuar kriminal që drejtohej nga Leonard Duka. Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë.
Fatmir Hyseni 25 vite burg
Aleksandër Maxhaku 25 vite burg
Dritan Aga 25 vite burg
Oltian Loga Fajtor 25 vite burg
Elis Duka I pafajshëm

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Komente













PASKAN HUDH LEKË TË MODHË QË PASKA DAL I PA FAJSHËM VLLAI TJETËR. KTA JANË FAMILJE E ORGANIZUAR CRIMINALE DHE GJYKATA E ANASHKALOJË DHE JA PASKA LONË VETËM NJONIT FAJIN.....
PërgjigjuTurp i madh! Kjo do te thote qe banda Duka vazhdon te jete aktive ne tirane dhe tani do dale hapur fare duke kryer krime te tjera. Te perjetshem meritonin te dy vellezrit sebashku me Doqen. Pavaresiaht se ky Malko e meritonte. SPAK po merr ngjyrat e prokurorise te Llalles.