TIRANË- Pas katër muajsh në kërkim është vetëdorëzuar sot në polici, Albano Kusi i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen e teknikut të kondicionerit, tirane-nderron-jete-ne-spital-indrit-celaj">Indrit Çela, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të këtij viti. Albano Kusi është vëllai i dytë që ishte në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Cela. Gati një muaj më parë në polici është dorëzuar edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi.
Sipas policisë Albano Kusi është dorëzuar pas negociatave me avokatin dhe familjarët. 31-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë se Policisë së Tiranës, shumë pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e teknikut të Kondicionerit në godinën që dy vëllezrit po rregullonin.
Ndaj Albano Kusit gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest ne burg'', për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim. Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor, Lorenc Veliaj që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari.
Vendi ku ndodhi ngjarja dhe viktima Indrit Çela
Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi).
Ndërkohë vëllai, Grisledo Kusi i cili u dorëzua rreth një muaj më parë, është caktuar masa e 'Arrestit me burg'. Ndërsa në polici ai është shprehur se është penduar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.9%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.3%
Vota total: 3865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ EMRAT e 15 kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Mes tyre Ilir Proda e Nallbati, u pyetën nga SPAK për dekonspirimin e operacionit për kapjen e Çopajve
19 Shtator, 15:31
-
Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet
19 Shtator, 14:24
-
Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Kallëzime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente
19 Shtator, 12:38
-
Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur
19 Shtator, 12:28
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38
-
Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë me vete, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra! Mjeti me targa gjermane
19 Shtator, 09:15
-
Mbushen kartat e policëve për 9 muaj me lekët e ushqimit! Ulje çmimesh nga 5 deri në 10%, por s'i tërheqin dot në ATM
18 Shtator, 20:39
-
Vodhën çanta firmato me vlerë rreth 15 mijë € në një apartament në Astir, arrestohen 3 'skifterat' nga Fushë-Kruja! Në pranga edhe pronari i një argjendarie (EMRAT+VIDEO)
18 Shtator, 16:47
-
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
18 Shtator, 11:33
-
Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, deri tani 8 kandidatë! Kush janë pretendentët, karriera dhe detyrat! JA EMRAT
18 Shtator, 11:20
-
Reklamat në rrjete sociale për lojërat ku fitohet para, Policia: Kujdes me aplikacionin ‘Plinko’
17 Shtator, 15:03
Me kete akuze ky monstra del mbas nje viti nga burgu. Ky fis kriminelesh serish do te vrase njerez sepse drejtesia ketu eshte e shitur. Ne fillim sikur u tha qe te dy akuzohen per vrasje ne bashkepunim dhe tani na del kjo palo akuze. Kryeministri i cilesoi kafshe ndersa tani dorezohen sepse i kane rregulluar punet me pa drejtesine. Xhaxhai tjeter ne burg per armembajtje, me precedente te rrezikshem kriminal jane te gjithe si fis, nje pjese e godines eshte me leje abuzive, dushohen per grup te strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Me shume burg po ben Mihali qe ja prishet dhe restorantin sesa keta vrases te lindur. Policia pret te dorezohen vete mbasi mbyllin pazaret. Po ai djali i shkrete qe iku ne lule te moshes duke punuar per bukrn e gojes? Turp turp dhe krim.
PërgjigjuLeri brenda nese jeni serioz per drejtesi I moren jeten Shqipetarit qe mendoj e quajme njeri tjetrin vella e moter , Asnje drejtesi nuk do ndaloje keto bastarde te pa shpirt ,qe sic thone u bene Agallare dhe vrasin dhe presi sikur te jene gogla . Nje keshille per kedo Ti marresh jeten dikujt ,eshte nje krim qe ska asnje justifikim . Gjithcka mund te ndolle por Vrasja eshte nje makaber qe edhe kafshet nuk e pranojne
Përgjigju