TIRANE-Nga arratia pas 22 seancave gjykimi, Kristjan Marinaj i akuzuar si bashkëpunëtorë me Mark Frrokun në vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në Belgjikë fiton pafajsi në Gjykatën e Tiranës.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë në mesditë, ku kryesuesi i këtij procesi Lazër Sallaku ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin me 16 vite burg të Marinajt.

Marinaj fillimisht u mor i pandehur sëbashku me Frrokun por pas kërkesës për gjykim të shkurtuar dosja e tij u vecua.

Vetë Marinaj nëpërmjet avokatit Ilir Murati e ka mohuar përfshirjen në vrasje, ndërsa ky version është pranuar nga Gjykata duke i dhënë atij pafajësi.

Kristjan Marinaj u gjykua në mungesë, pasi është në kërkim dhe njihet me disa emra, si Arjan Bytyçi, Hilë Joka ose Hilë Morina.

Për vrasjen e Kurtit më 1999 në Belgjikë i pandehur është dhe ish-deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku, pretence për të ende nuk është zhvilluar pasi tre javë është shtyrë për arsye proceduriale në gjykatën.

Prokuroria ngriti akuzë ndaj Frrokut e Marinajt për vrasje kryer në bashkëpunim, ku sipas hetimeve të tyre dhe prokurorisë Belge nga ku u transferua procedimi penal rezulton se në bashkëpunim Frroku e Marinaj kishin vrarë pas një konflikti për shfrytëzimin e prostitucionit Aleksandër Kurtin.

Për të mbrojtur këtë akuzë prokuroria solli në gjyq si dëshmitar dhe hetuesit Belg të dosjes, por deklarimet e tyre nuk u morën për bazë dhe u rrëzuan.
  
Kush është Arjan Bytyçi dhe çfarë lidhje ka ai me deputetin e PKD Mark Frroku?
Kristjan Marinaj ose Arjan Bytyçi njihet si biznesmen në Tiranë pasi disponon një hotel në Unazën e Re dhe disa lokale në Tiranë. Bytyçi njihet me Mark Frrokun që në fëmijëri, pasi kanë lindur në të njëjtin fshat Kcirë të Pukës.

Bytyçi dhe Frroku kanë qëndruar për disa vite në Belgjikë, ku së bashku dhe me persona të tjerë kanë shfrytëzuar disa prostituta në rrugët e Belgjikës.
 
Çfarë e lidh Arjan Bytyçin në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë?
Duke qënë se Bytyçi ka qëndruar për disa vite në Belgjikë, ku aktiviteti i tij ishte shtrirë në shfrytëzimin e prostitutave, ai në një rast në bashkëpunim edhe me Besnik Vukën,Hilë Morina, Lek Bib Djafa dhe Mark Frroku, kanë vrarë me thikë në 5 mars 1999 Aleksandër Kurtin.

Ky i fundit një emigrant nga Shkodra që qëndronte në Angli, dhe që merrej me trafikun e klandestinëve nga Shqipëria, Itali, Belgjikë, dhe më pas në Angli, kishte rënë në kontakt me një prostitutë që quhej “Lume” dhe që shfrytëzohej nga grupi i Arjan Bytyçit dhe Mark Frrokut.
 
Kurti i ka pohuar se nëse nuk shkonte me të, ai do i tregonte familjes së saj në Shkodër, se çfarë pune bënte në Belgjikë. Kurti kishte njohje të vjetra me Lumen dhe i ka kërkuar kësaj të fundit që të shkonte së bashku me të në Angli dhe të braktiste rrugën e prostitucionit.

Këtë ofertë, “Lumja” ia kishte treguar dhe vajzave të tjera që prostitutonin së bashku me të për llogari të Frrokut dhe Bytyçit.
 
Mirëpo njëra prej këtyre vajzave i ka treguar nga Belgjika Arben Frrokut, vllait të Mark Frrokut. Ky I fundit telefonon vllain tjetër që ndodhej në Belgjikë, Mark Frrokun duke i pohuar që të shkonte dhe ti jepte një mësim të mirë Aleksandër Kurtit.

Pas marjes së urdhërit, Mark Frroku, së bashku me Arjan Bytyçin dhe tre personave të tjerë kanë future në pritë Aleksandër Kurtin, duke përdorur si karem prostitutën “Lume”, e cila e ka telefonuar dhe i ka lënë vendin e takimit, pranë stacionit të trenit në Bruksel.

Pikërisht në këtë vend, Kurti është rrahur dhe më pas dyshohet se është vrarë me thikë nga Arjan Bytyçi, Mark Frroku dhe personat e tjerë.

kristjan marinaj


dy.b/shqiptarja.com