Vrau për hakmarrje, historia e 44-vjeçarit të dënuar përjetë që Çili i mori 30 mijë € për të ndikuar në lirim

Vrau për hakmarrje, historia e 44-vjeçarit të dënuar përjetë që Çili i mori 30 mijë € për të ndikuar në lirim

1582994431_FetiYzeiraj.jpeg

Shefo Duraj

Feti Yzeiraj, 44-vjeç nga Mallakastra është njëri nga dy personat e dënuar me burgim të përjetshëm për të cilët Henri Çili u kishte premtuar familjarëve se do të ndikonte te gjyqtarët për t'u shqyrtuar me përparësi në 50 të parat në stokun e mbi 33 mijë dosje që presin gjykatën e Lartë që të bëhet funksionale.

Por kush është Feti Yzeiraj dhe si përfundoi në burg?

44-vjeçari u arrestua në 2017 për një vrasje për hakmarrje të ndodhur në 2016. Feti Yzeiraj ekzekutoi 57-vjeçarin nga Ballshi, Shefo Duraj. Duraj u zhduk në mënyrë misterioze në 14 nëntor të 2016, ndërsa trupi i tij u gjet pas 15 ditësh në një pyll të fshatit Kalenjë, ku ishte banor, i masakruar dhe me shenja djegie. 11 muaj më pas, policia arrin të arrestojë autorin e kësaj masakre Feti Yzeiraj nga Mallakastra. Shkak i vrasjes ishte hakmarrja. Kjo për faktin se babai i Shefo Durajt, Llane Duraj ka vrarë gjyshin e Feti Yzeiraj.

Pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në vitin 1968 u hakmor Feti Yzeriaj, duke vrarë në mënyrë makabre Shefo Durajn. Feti Yzeiraj e rrëmbeu fillimisht 57-vjeçarin dhe e ka çuar në pyll ku e masakroi me thikë dhe tentoi që ta djegë trupin. Hetuesit zbuluan autorin nga një dëshmi që dha gruaja e Shefo Durajt, e cila tha se dy muaj para ngjarjes Feti Yzeiraj kishte pyetur bashkëshortin e saj ku kalohej për në fshatin Arvanitas të Mallakastrës. Prokuroria dhe Policia arritën të zbulojnë autorin e këtij krimi të rëndë, edhe për shkak se Feti Yzeiraj kishte marrë telefonin e Shefo Durajt dhe e mbante në shtëpi. Pikërisht telefoni i gjetur i viktimës bëri që ekspertët të bëjnë lidhjen me vrasjen, duke zbuluar më pas edhe disa gjurmë të tjera gishtash. Për këtë vrasje ai u dënua me burgim përjetë, ndërsa kishte filluar tentativat për lirim përmes Henri Çilit.


Lajmi kryesor:

Zbulohet takimi i Çilit me drejtuesin e organit të lartë të drejtësisë: Dy dosjet e lobimit 'do gjykohen tek 50 të parat'


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur