'Vuçiç bëri teatër', Ramabaja dhe Krisafi komentojnë rezolutën për Srebrenicën: Serbët presin fitoren e Rusisë në Ukrainë

Profesori i Gjeopolitikës Sadri Ramabaja dhe eksperti i sigurisë, Ledjon Krisafi diskutuan në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn miratimin në OKB të përkujtimit çdo 11 korrik të masakrës serbe në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës.

Ramabaja u shpreh se kjo rezolutë e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vjen në një moment kur Dodik paralajmëron shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja Hercegovina.

'Mirë që ka ndodhur, jemi në prag të zhvillimeve të pritshme në BP, ky ndëshkim është paralajmërim se si duhet të vepronte drejtësia. Njëkohësisht paralajmërimet e e Republikës Srpska dhe Dodik se do pasojnë veprime politike, i kishin të qarta. Kishin azhuruar edhe axhendën politike në Beograd. Ishte paralajmëruar një Kuvend i mardh i Serbisë në Beograd më 5 maj, u shty prej rezolutës.

Dodik ka bërë hapin e parë të reagimit politik. Ftesa për shkëputje paqësore nga Bosnja. Kemi të bëjmë me një veprim taktik. Është Vuçiç që vepron në emër të Dodik. Për të sjellë procese të reja politike që do ndikonin keq në skenën politike të Ballkanit. Me ankth priten zhvillimet edhe në SHBA, se çfarë do ndodh me zgjedhjet e 2 nëntorit', thotë Ramabaja.

Krisafi shrprehet se narrativa serbe gjithnjë ka qenë sikur ata janë viktima e luftrave në ish-Jugosllave dhe kanë qenë të sulmuar nga NATO.

'Ishte dështim i politikës serbe, pavarësisht teatrit të Vuçiç. E prisnin. Ishte një rezolutë i një shkëputje të madhe të Perëndimit dhe Serbisë. Në Serbi, mediat kishin një reagim ndaj Gjermanisë. Ata mendojnë se nuk kanë patur faj në luftën e Jugosllavisë. Ata mendojnë se u bombarduan padrejtësisht nga NATO. Ata mendojnë se nuk kanë qenë agresori. Tani shikohen si shtet që kanë bërë gjenocid.

Do ta çojë Serbinë më afër Rusisë dhe Kinës. Kishte fushatë anti gjermane në media, i kërkonin si kanë bërë krime nga izraelitëve. Në fushatën mediatike kishte një lloj viktimizimi ndaj Gjermanisë. Ata mendojnë se nuk kanë bërë gjë në luftrat e Jugosllavisë. Bosnja si shtet nuk funksionon. Të tre palët që janë aty edhe për ligjin më të thjeshtë nuk merren vesh. Dodik ajo që po bën është një kërcënim.

Një fitore e mundshme e Rusisë në Ukrainë mund ta ndryshojë situatën. Por sot paralajmërimi i SHBA ndaj Dodik ishte i fortë. Do presin një situatë ndërkombëtare më të favorshme. Mund të ketë një marrëveshje më të madhe kufijsh. Serbët presin një fitore të mundshme të Rusisë në Ukrainë. Por nëse lëvizin sot do humbasin', shprehet Krisafi.

Ndërsa Ramabaja flet se mund të krijohet një zonë tampon ku do të ndahen interesat ruse në Ballkan nga ato perëndimore.

'Do fillojë me lojëra deklaratash. Me përgatitjen e terrenit. Çdo gjë e kanë investuar në ndryshimin e sigurisë dhe rendit të ri të Evropës konform të interesave sllave dhe ruse. Flitet për një model austriak të pas luftës së dytë botërore. Duke krijuar një tampon zonë mes interesave të Rusisë dhe Perëndimit', shtoi profesori.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Përgatitjet për Kroacinë, ylli i Kombëtares me probleme fizike

Euro 2024/ Përgatitjet për Kroacinë, ylli i Kombëtares me probleme fizike