‘Welcome Lord Cameron!’ Tirana pret nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe (FOTO)

‘Welcome Lord Cameron!’ Tirana pret nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe (FOTO)

Tirane, 21 maj 2024

TIRANE- Tirana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të tij Caremon do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Njësoj si kur Tiranën e vizitoi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, para Universitetit të Politeknikut është vendosur një banderolë e madhe ku është shkruar mirësevjen.

Gjithashtu bulevardi është zbukuruar me flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe flamurin shqiptar.

Tabloidi britanik The Sun shkruante dje se Camerun do të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe  për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Kjo vizitë vjen pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj, ku në fokus ka qenë pikërisht trajtimi dhe zgjidhja e problematikës së emigrantëve të paligjshëm.

Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se Cameron do të pritet fillimisht nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani e më pas në orën 12.00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kreun e qverisë, i cili parashikohet të zgjasë rreth një orë, pritet të ketë edhe një dalje për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas me Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komunisti: 22/05/2024 13:16

    Jo vetem neveri. Kete servilizem te pushtetareve tane, nuk e ka asnje shtet. I beni dhe nje bust ketij anglezi. Turp. Shikoni kush e drejton Shqiperine. Njerez nga familje pa asnje kontribut ne vite per Shqiperine. Njerez anonime, qe me servilizmin e tyre po pasurohen duke e rrjepull kete popull. Mire te na behet.

    Përgjigju
  • Dule: 22/05/2024 11:33

    Neveri. Servilizem i pashembullt ne gjithe boten.

    Përgjigju
  • Shoku: 21/05/2024 23:16

    Ore jeni ne terezi, ai ka zene vendin e shokut Enver

    Përgjigju
  • Bim: 21/05/2024 22:35

    Banana republik. Ne çdo vend te botes studentet ishin çu duke protestuar se çlidhje ka ajo banderole me universitetin. Keta te tonet jan te mire per byrek. Banderolen ta vejn ne kryeministri po te doje. Imagjino me vu at banderole ne Sorbona gjate vizites te Cameronit ne France

    Përgjigju
  • Julian Assange,: 21/05/2024 21:39

    HAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA, Lord i hales megjithe kryepsykoministrin qe ngeli duke lepire halet e botes per te bere foto e video ti hedhi ne TikTok...

    Përgjigju
  • Toni: 21/05/2024 19:07

    Shqiptaret i trajtojne me keq se cdo komb tjeter atje. Cameron duhet te shpallet non grata ne Shqiperi, e jo te pritet me nderime.

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/05/2024 18:39

    Dekor i realizuar nga servilizmi politik shqiptar…

    Përgjigju
    • AltinTop: 21/05/2024 20:43

      @Plaku - Mikpritja vjen si pasoje e mardhenieve te mira… jo nga Foto Fasade si ne kohen e xhaxhit… Aq me teper Anglia kohet e fundit vec kritika ka pasur ndaj nesh.

    • Plaku: 21/05/2024 20:13

      Ne favorin tonë eshte, ska perse te duket servilizem.Eshte nje mikpritje ashtu sic u takon.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Vendosja përpara drejtësisë e të kërkuarve ndërkombëtarisht, Rrumbullaku takohet me presidentin e Interpol

Vendosja përpara drejtësisë e të kërkuarve ndërkombëtarisht, Rrumbullaku takohet me presidentin e Interpol