'Welcome to hell'! Video intime e fushatë denigruese në lagje e shkollë...tmerret që kaloi e mitura e abuzuar nga roja pedofil i shkollës

"S… welcome to hell” apo “S… je k*** nëse s’bën seks me mua” e mandej në një qepen dyqani shkruhet “S… bitch”. Këto janë vetëm pak nga fjalët traumatizuese që gjenden në muret e pallatit, qepenat e lagjes dhe muret e një shkolle 9-vjeçare në periferi të Tiranës. Kjo valë denigrimi për vajzën 15-vjeçare, është kryer në mënyrë të hapur dhe pa kurrfarë frike nga roja 65-vjeçar i shkollës A.D dhe djemtë e tjerë të lagjes, të cilët besohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, duke e shantazhuar në këtë lloj forme, por edhe duke e kërcënuar me publikimin e videove intime.

I pari që ka kryer një formë të tillë presioni ka qenë rroja i shkollës, një 65-vjeçar që sistemi arsimor shqiptar e kishte emëruar për të ruajtur sigurinë e shkollës. Por në fakt, i moshuari dyshohet se ngacmonte seksualisht vajzat e mitura të shkollës, duke kërkuar favore seksuale.

A.D, njihej nga banorët e zonës si person me prirje  pedofilie, pasi një veprim të tillë e shfaqte hapur gjatë bisedave që bënte me banorët e zonës dhe nxënësit e shkollës. Dhe ndër vajzat që ka rënë pre e e tij ka qenë S., një 15-vjeçare e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë 1-vjeçare.

Megjithëse një veprim i tillë është bërë hapur, ku fjalët denigruese ishin shkruar në muret e shkollës, lagjes dhe pallatit ku banon vajza, askush nuk ka reaguar për të parandaluar një abuzim të tillë seksual, por edhe psikologjik.

Disa nga shkrimet në mure janë fshirë me gëlqere, ndërsa disa të tjera ende jo, janë të freskëta.

A.D, është njeriu që ka lançuar një abuzim të tillë, i cili pasi ka mashtruar vajzën e mitur për të shkuar në banesën e vëllait të tij, ku jetonte, e ka ngacmuar seksualisht vajzën 15-vjeçare. Aktin seksual roja i shkollës e ka filmuar dhe më pas ka filluar t’ia shpërndajë dhe tregojë djemve të lagjes dhe shkollës ku mësonte vajza e mitur. Pas kësaj, 15-vjeçarja është përballur me një valë tjetër të abuzimit seksual dhe psikologjik, pasi duke mos dashur t’i publikojnë videon e rëndë, është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me djemtë që i kërkonin një gjë të tillë. Edhe ata e kanë filmuar. Rasti i fundit i abuzimit seksual ka ndodhur dy muaj më parë, por nuk është denoncuar nga vajza.

Mandej pas mbushjes së mureve të lagjes me shkrime denigruese, vajza së bashku në nënën e saj kanë shkuar në policinë e Kamzës dhe kanë kryer denoncimin.

Sapo prokurori i gatshëm, Granit Shahu, është njoftuar për këtë rast abuzimi seksual, menjëherë ka urdhëruar oficerët e komisariatit të Kamzës që të arrestojnë personat përgjegjës.

Fillimisht në pranga ka rënë roja i shkollës, të cilit ju sekuestrua dhe një telefon. Pas tij janë arrestuar dhe dy nxënës të tjerë të shkollës ku mësonte vajza e mitur si dhe një 21-vjeçar. Të katër këta persona, sipas dëshmisë së vajzës dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të.

Ndërkohë këtë të hënë ose të martën A.D, dy minorenët dhe 21-vjeçari pritet të dalin para gjykatës së Tiranës, ku do njihen më masën e “arrestit në burg” kërkuar nga Prokuroria. Gjyqtare e dosjes do të jetë Rexhina Memlika, ndërsa seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ai ka mohuar që të jetë përdhunuesi dhe shpërndarësi i videove, por provat e kanë faktuar përfshirjen e tij. Ka edhe një video gjatë marrëdhënieve me të miturën. E mitura me familjen janë vendosur në statusin e personave të mbrojtur, raporton gazetari Arsen Rusta. Videoja është prova më e fortë që organet kanë. Hetimet për këtë rast vijojnë pasi ka dyshime se roja i shkollës gjatë detyrës, mund të ketë ngacmuar seksualisht apo kryer marrëdhënie me vajza të tjera të shkollës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Komento

Komente

  • Free: 02/06/2020 01:16

    Ky monster psikopat duhet varur publikisht po edhe ata dhjetra te tjere ne dijeni te ktij krimi makaber duhen penalizuar per mos kallezim. turp per te gjith bashke me median qe sduhet ta beje lajm te tille pasi shkaterron jete. Shteti duhet ti vije ne ndihme familjes dhe ti largoje nga ai llum e te fillojne jeten diku tjeter.

    Përgjigju
  • Tir: 01/06/2020 17:32

    Te ekzekutohen kto mostra. Turp per ket popull kaq te vogel me kaq shum psikopat. N'a bot nostargjik te regjimit komunista me zor. Se me mir hakaranj se sa immoral siç esht kthy ky popull sot

    Përgjigju
  • Bepi: 01/06/2020 15:03

    Varje ne mes te Tiranes o qeveri qenefash o te pa FE o hjduta miratoni ligjin me VDEKJE

    Përgjigju
  • esw: 01/06/2020 14:33

    te varen ne mes te Tiranes, te varen kafshet, ju na i mbrokeni edhe privatesine mostrave, jepjani emrat

    Përgjigju
  • Eri: 01/06/2020 13:19

    Dergoni i fugon t FNSH o shtet mbroni vajzen e mitur gjynah i madh 15 vjec i kane shkaterruar jeten,tpakten mbrojeni ju o shtet dilni krah asaj familje t shkrete, nuk ju gje gje te dergoni i fugon te FNSH te bejne roje ndaj atyre njerzve kafshe ke ajo zone e shpifur sa kane arritur td shkruajn emrin ne mure,mos i leni policit te bejn sherbim ne komisarjat cojini atje ti mbrojn,Bshkia kamez te dergoje punonjesit e vete ti pastroj ato zhgarravina neper muret qepenat e asaj lagje me emrin e gjore te asaj goce...

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 01/06/2020 11:59

    Kush e ka punesuar neper shkolla kete monster te tille, qe edhe i biri eshte zene me ate dhe e ka denoncuar ? Me cfare kriteresh seleksionohen dhe testohen te gjithe ata qe punojne ne shkolla me te mitur? A ka procedura dhe si jane zbatuar ato? A ka shkelje ne to dhe kush eshte dhe jane pergjegjeisit e drejtperdrejte me dokumente, forma e vula?

    Përgjigju
  • Loni: 01/06/2020 11:59

    Nje turp I madh pa diskutim qe duhet denuar maximalisht nga cdo organ kompetent te gjithe pa diskutim fare fare. Edhe te Jen neper burgje edhe sic ja Ben tja bejne maskarenjve. Sepse prandaj nuk behet ky komb prej injorances primitive sot e 30 vjet. O ty roje edhe atyre femijeve sic ja bere kushdo qofsh vajza ja u befshin me njerez edhe vete juve or te degjeneruar pa piken e morality edhe kafshe prehistorike. Ju duheni djegur te gjalle pa Norma morale e pa dinjitet felliqesira.

    Përgjigju
  • Xxx: 01/06/2020 11:31

    i njohur per prirje pedofilie dhe e vendosin roje shkolle?! O Zot ku dreqin jetojm

    Përgjigju
  • Besi: 01/06/2020 11:24

    Me esht mek goja nga ky lajm......njerz qe ngrehen ne protest se ka thon lul basha apo monika dhe nuk ngrehen kur perdhunohet nje e mitur!!! Ooooo zot ki meshir per ket popull, un e kam ber zgjedhjen time dhe jam ne itali, ngrehuni o njerez se esht gjynaf dhe TURP TURP te rri kshu

    Përgjigju
    • Lolu: 01/06/2020 12:35

      Ti jeton ne Itali ne vendin me shume Pedofila ne Bote

  • rimi: 01/06/2020 11:20

    Mos shkruani inicialet por emer e mbiemer te ketij kafshes. Ta dine te gjith nga kush duhet ti rruajne femijet e ti vemi ti shker***m rropte ketij plakut dhe djalit te tij trim. O shteti, o policia qe duam, a do i mbroni keta femije apo dini vetem ti merni me shpulla dhe te denigroni prinderit e tyre

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Anëtarja e re e SPAK, Manjola Kajana betohet para presidentit Meta