Xhaçka i jep gradën gjeneral brigade Arben Kingjit: Meritokracia dhe profesionalizmi, guri i themelit për FA-në

Xhaçka i jep gradën gjeneral brigade Arben Kingjit: Meritokracia dhe profesionalizmi, guri i themelit për FA-në

Ushtaraku Arben Kingji është ngritur në detyrë duke marrë gradën gjeneral brigate. Grada iu dha nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi profesionalizmin dhe punë e bërë nga gjeneral Kingji në gjithë këto vite në Forcat e Armatosura.

"Sot i vendosëm gradën gjeneral brigade një nga ushtarakëve më të spikatur të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka bërë një punë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer si komandant në batalionin Komando, Forcat Speciale, në Policinë Ushtarake, atashe ushtarak jashtë vendit e së fundmi komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar!" shkruan Xhaçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 01/10/2020 11:02

    Me Ilir Xhepagjine e Arben Kingjin ia keni Vene vulen merotokracise

    Përgjigju
  • Maksi: 01/10/2020 10:59

    Lajmi I mire eshte Qe Arben Kingji paska mesuar Te shkruaje , Edhe ndonje fjale anglisht besoj do mesoje Tani . Sa per meritokracine , mos lini nam se e njohin Te gjithe , vecse Nese konsiderohet merite marrja e grades me pagese pas 7 muajsh Qe te Ka shqyrtuar komisioni Ku Je renditur nga fundi . Bravo

    Përgjigju
  • Tutu: 23/09/2020 05:39

    Gjeneralet e udhtrise te vdekur..,!!

    Përgjigju
    • Gollo: 29/09/2020 01:58

      Oh Kinxhi I vogel prej Shishtaveci dhe xhepaqia pe Hasi. Urime dhe suksese ne detyren qe Ju ka besu komandantja Xhacka dhe komisar Virusi. Keshtu Ju do Partia qe edhe Shqip te mos dini prandaj Po Ju bejme xhenerala. Nga tre gjenerale qe kemi 100% prej kuksi i duam.

  • Ish Oficeri Policisë Gjyqësore në Prok. Përgjithshme.: 22/09/2020 20:51

    Kjo Gjykatëse ka bërë korrupsion patjetër me detyrën duke shkelur Ligjin për armëmbajtje paleje dhe kalim kufiri me armë. Të shkarkohet URGJENT dhe të hetohet imtësisht për këtë Vendim në shkelje totale të Ligjit, si dhe të kontrollohen komunikimet e saja me të tretë për korrupsion (pagesë të majme me EURO me disa mijëra) për të liruar Fjolla Morinën, ndërkohë që kjo artiste duhet hetuar më thellë si bashkëpunëtore e Kriminelëve në kalim kufiri me armë, që me siguri po pregatiteshin për vrasje.

    Përgjigju
    • Policia Ushtarake: 07/10/2020 02:49

      Mos harro te hetoni edhe kete Kingjin qe na e bene Gjeneral dhe Komandant te FT. Zoteria me fjale Kur ishte tek PUna detyroi qe i gjithe efektivi qe u kthye nga misioni i Afganistanit, ti paguanim nga 1000 euro per person. Ato para jane sot grada qe ai mban mbi supe. Mjere efektivet e FT qe do ikn me mision cdo heqin nga ky se kush e di se sa do ta coj pazarin.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat