Xhafaj: Në Elbasan ka 3 grupe kriminale, do ua nxijmë jetën

ELBASAN-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dërguar një paralajmërim të fortë të gjitha grupeve kriminale. Nga Elbasani ku u zhvillua aktiviteti ‘Forumi Qytetar për Sigurinë Publike’ ministri u shpreh se në këtë qytet veprojnë 2-3 grupe kriminale. Ai theksoi se ata janë identifikuar, ndërsa tashmë po punohet për dokumentimin dhe për t’i vendosur para drejtësisë me cdo lloj sakrifice. Ministri ishte i drejtpërdrejtë, kur u shpreh se Policia e Shtetit do ua nxijë jetën kriminelëve në Elbasan, por edhe në të gjithë vendin pas skedimit të plotë të grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Është e vërtetë që pak muaj më parë kam qenë i pranishëm në një takim të këshillit të sigurisë në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, policimit në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë event, ajo që pashë, që u bë pikënisje për ta zhvilluar këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët. Forumi nuk është institucion, por pikënisja për të realizuar këtë filozofi mes policisë, organeve të qeverisjes vendore dhe grupeve të tjera për të pasur më shumë rend, qetësi dhe siguri.

Policia është para disa sfidave që kanë të bëjnë me rendin. Në zbatim të disa prioriteteve është e angazhuar në disa sfida me rëndësi, luftën kundër krimit dhe parandalimin e terrorizimit. Angazhim për t’u përballur me krimin e organizuar. Plan masash konkrete për të goditur grupet kriminale. Dua të them që ‘Forca e Ligjit’ është operacion i suksesshëm, kemi skeduar të gjitha grupet kriminale brenda apo jashtë vendit. Kemi evidentuar dhe në bashkëpunim prokurorinë kemi goditur një pjesë të rëndësishme, por jemi ende në fillim.

Deri tani kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtarë. Do i vendosim grupet kriminale para ligjit, por edhe asetet kriminale të tyre. Shqetësime të kësaj natyre ka edhe në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale, i njohim shumë mirë, po  punojmë për të dokumentuar dhe ti vendosim shumë shpejt para përgjegjësisë penale. Shteti është më i fortë se cdo lloj krimineli. Policia do u nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë, të ndëshkohet në formën më të ashpër. Do i shkojmë deri në fund me cdo lloj sakrifice.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Nuk mund të jetë e imunizuar policia nga problematikat. Ka më shumë politikanë me probleme që bëjnë dëm më të madh, por ka edhe policë të cilët nuk i përgjigjen standardit ligjor dhe etik për të qenë në këtë funksion shërbimi. Kjo është arsyeja që ndërmorëm vettingun në polici, si për prokurorët dhe gjyqtarët, që është duke dhënë frytet e para. Ne kemi marrë një drejtor policie, një nga drejtuesit më me eksperiencë e kemi sakrifikuar dhe e kemi sjellë këtu edhe si reflektim i asaj tronditje që u krijua këtë para disa muajsh, por edhe se këtë projekt ta zhvillojmë më parë këtu në Elbasan.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Elbasani është një nga qytetet që vitin e kaluar është tronditur nga përplasjet me dy fiseve Çapaj dhe Çelaj, ndërsa po në shtator të 2017 u godit makina e zv/ drejtorit të policisë së Elbasanit duke sjellë një furtunë në Drejtorinë e Policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Xhafaj në Elbasan, surpriza e Veliut, vlerësohet policja e parë femër në Shqipëri

Gjatë takimit të hapur në Elbasan për aktivitetin ‘Forumi Qytetar për Sigurinë Publike’ nuk kanë munguar surprizat. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i dha certifikatën e karrierës, Jolanda Flagës e cila ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit që në vitin 1976. Jolanda Flaga është në prag pensioni si punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit.

Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin. Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj po përgjegjshmëri dhe sakrificë. Kështu që nisur nga këto do ju lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktiv dhe na jepni më shumë besim. Ashtu siç tha zoti ministër, sot përfitoj nga rasti ti dorëzoj certifikatën e karrierës punonjëses së parë të policisë shqiptare që del në pension, Jolanda Grigor Flaga”  
 

Ardi Veliu

 

Faleminderit për nderin dhe vlerësimin. Kam qenë punonjëse e policisë që nga 1967, jemi munduar të punojmë me ndershmëri dhe përkushtim, iu uroj punonjësve të vlerësojë qytetarët, ligjin dhe të respektojnë njëri tjetrin dhe detyrën

Jolanda Flaga

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo.: 16/04/2018 20:19

    Kur I NJEH CILET Jane Cfare PRET te te HEQIN KOKEN ?? PO me TAHIRIN SI VENE PUNET ?? LU KA FRIKE TE DISTANCOHET NGA TAHIRI NGA RAMA DHE RUCI.MBASE I HA TIMONI MAJTAS ?? POLITICA ESHTE KURVE E BUKUR .

    Përgjigju
  • Edi: 16/04/2018 17:19

    Esht turp te thot ministri brendshem qe ka 3 grupe krininale dhe I njohim shum mir e te mos ket asnje veprim. Pse nuk i arreston??????? Cfar pret ????? Ke 4 muaj qe thu ket gje e asnje veprim !!!!

    Përgjigju
  • Victory: 16/04/2018 13:00

    Une jam vet nga Elbasani dhe e shoh ndryshimin qe eshte bere tek siguria.

    Përgjigju
  • Antiku: 16/04/2018 12:44

    Qe kur ka ardh ky ne MB vallaj kane ndryshuar gjerat.

    Përgjigju
  • Fredi: 16/04/2018 12:42

    Respekte per guximin dhe profesionalizmin Z. Minister! Ose ne burg plehrat qe terrorizojne Elbasanin ose te ikin dhe te vriten rrugeve te europes. Sekuestrimi i pasurise se tyre do jete goditja dhe suksesi me i madh i Policise se Shtetit.

    Përgjigju
  • Bosi: 16/04/2018 12:39

    Qe gjerat po ndryshojn nuk do as mend as kalem se po e ndjejm cdo dite vet.

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 16/04/2018 12:36

    BLA BLA BLA BLA PER GJENE ME KRYESORE XHAFA E KALOJE SHUME PERCIPTAZI ATE TE DROGES XHAFA NUK FOLI PE POLICINE E ANTI DROGES PER DROGAXHINJTE QE RIJNE NE QOSHET E RRUGEVE NEPER SHKOLLA QE SHPERNDAJNE DROGE TEK STUDENTET QENI DEDEKTOR I DROGES DUHET TE JETE I PRANISHEM NE CDO SHKOLLE OSE QENDER PUBLIKE POLICIJA CIVILE TE JETE ME AKTIVE PER ZBULIMIN E TRAFIKANTEVE TE DROGES ME FJALE TE TJERA XHAFA NUK I PERMENDI FARE DHE E KRAHASOJE POLICINE SI PUNA E KUJDESTARIT PER KALAMAJTE ME SHKOP NE DORE DHE SI PERFUNDIMISHT XHAFA PO VAZHDON RUGEN NE MENYRA TE TJERA TE PARAARDHESIT TE TIJ TAHIRI

    Përgjigju
  • Puna: 16/04/2018 12:34

    Ai Rama kte xhafen duhet ta kishte vendosur qe ne mandatin e pare.

    Përgjigju
  • Tirana koment.: 16/04/2018 12:33

    e xhafaj ne ciline grupe bene pjes me edi ramen,tahirin ,ballen dhe ruçin. special grup kolumbia.

    Përgjigju
  • beqir: 16/04/2018 12:20

    bravo se kujtojën se jan akoma me salën kta

    Përgjigju
    • Tiku: 16/04/2018 12:45

      Ik ore xhafa se te gjith njesoj jeni vetem llafe keni pse nuk i keni fut ne burg pse nuk i keni godit grupet kriminale po levizin te lir me makina blind si alkapone qe na tepelena e deri ne tropoj mjer ky popull qe ju beson juve jeni qeveri e deshtuar me ne krye mashtrusin rama ne krye te detyres je pse si fut ne burg ja u kishfain prokurori ja e moret e prokurorin ku jan resultatet zgjohuni o njerez mos besoni keta mashtrusa

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI