Xherahu sulmon Gjebrean:Votimi
në Këngën Magjike kanceroz

Xherahu sulmon Gjebrean:Votimi<br />në Këngën Magjike kanceroz
Sistemi i votimit në Këngën Magjike në jo pak raste ka ngjallur polemika për këngëtarët pjesëmarrës. Së fundmi këngëtari Devis Xherahu në një status të gjatë ka shpjeguar se përse nuk është dakord me rezultatin e votimeve që nxorën fitues Rozana Radin.
 
Xherahau shprehet se ka disnivel në rangun  e votuesve dhe ndaj nuk  mundet kurrsesi t’u besohet klaneve lobuese e drejta për të zgjedhur fituesin e festivalit.
 
Ai flet me superlativa për organizimin tërësor të festivalit ndërsa duke ju drejtuar Ardit Gjebreas votimin e cilëson kancer.
 
Ja disa nga arsyet që liston këngëtari kundër votimit aktual në këtë festival:
 
Te dashur miq,fansa dhe kolege..
me lejoni qe ne kete postim ti drejtohem,produksionit dhe producentit te festivalit k.magjike z.ardit gjebrea..
une kam disa vjet qe nuk marr pjese te festivali k.magjike,duke pritur te behej nje ndryshim qe do ja u them pak me poshte,ose prisja reagimin e disa artisteve profesioniste qe ta ngrinin zerin,por duke pare qe ndryshim nuk kishte,aq me teper reagim nga artistet atehere,vendosa kete vit te marr pjese me nje super balade profesionale,qe nuk e diskutoja absolutisht finalen,me qellim qe, kur te thireshim
sot te emisioni e djela shqiptare,ta thoja live shqetesimin tim,por mqnse lobingjet e thane serish fjalen e tyre,atehere vendosa ta them ketu mendimin tim profesional.
z.ardit
prej 18 vjetesh ju keni krijuar nje festival model do thoja qe une personalisht e kam quajtur..."sanremo shqiptare"persa i perket kurimit ne detaj te gjithe parametrave profesionale qe permban nje festival,me perjashtim te njerit,pjeses me te nxehte te ketij festivali, votimit te artisteve menyres se si behet ky votim,qe per mendimin tim,ja prish komplet imazhin ketij "sanremo"qe do ta quaja kanceri i ketij festivali.
pse e quaj te tille kete menyre votimi..
e para ardit,ne kete festival artistet nuk mundet te jene edhe votues edhe konkurente pse?
sepse ne kete festival marrin pjese nivele te ndryshem
artistesh,si ata te nivelit te fillores,te tetvjecares te se mesmes dhe pak nga ata te doktoratures,persa i perket pervojes dhe eksperiences se tyre dhe nuk mund te gjykoje nje artist i fillores ose i tetvjecares nje artist te doktoratures apo te universitetit,sepse ai akoma nuk di si perdoret mikrofoni si kendohet me te dhe jo me te gjykoje nje kenge dhe nje artist profesionist,pra ne kete pike e quaj te deshtuar menyren e votimit..
e dyta..
kjo menyre votimi padiskutim te con ne krijim lobingjesh dhe antivlerash te cilat jane pengese e kalimit ne finale te vleres se vertete te artisteve,ne jetojme ne shqiperi dhe duam
sduam ky lloj votimi favorizon miqte dhe shoket,por e theksoj sidomos favorizon te pa aftet qe kur behen bashke behen te "frikshem" dhe marrin gabimisht frenat e ketij festivali sic i morren mbreme,dhe hedhin bomben e mbremshme ku cmimin e pare ja dorezojne nje njeriu qe nuk ka lidhje me kengen dhe te kenduarin,por vetem
me tekstin dhe pak
aktrimin sic ishte rozana radi..
e treta
propozoj qe ky festival te kete nje juri profesionale ashtu sic e ka e gjithe bota qe per fat te mire ne nuk vuajme per vlera te tilla,sic eshte..agim krajka,aleksander lalo,thoma gaqi,endri sina,jorgo papingji dhe mjaft te tjere te cilet me plot goje jane filtri me profesional per evenimente te ketij dimensioni,dhe jam i bindur qe pikerisht keto emra qe permenda mbreme kane qeshur duke pare ne finale disa artiste qe kishin probleme te madha intonacioni dhe sidomos me fituesen e ketij festivali qe ishte pjelle e ketij lobingu te pa aftesh.
une e di qe ne shoqerine ku jetojme te besh armiq nuk eshte nevoja te shash dike por boll te thuash te verteten,por jam i sigurt ardit qe ti do me mirkuptosh,sepse po te flet nje koleg nje artist qe keni te njejten shkolle profesionale,nje artist qe ka 24 vjet i suksesshem
brenda dhe jashte shqiperie,nje artist me nje origjine artistike familjare dhe qytetare sic eshte korca.
jam i sigurt ne mirkuptimin tend dhe shpresoj qe sot te emisioni yt ardit,kete shqetesim timin,ta ngrene te gjithe ata qe e ndjejne vehten vlere dhe artiste ne kuptimin me te gjere dhe te plote te fjales.
edhe njehere faleminderit per mirkuptimin.
devis xherahu”,
 ka shkuar Xherahu.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?