‘Xhisiela’/ Gjata te ‘5 Pyetjet’: Jo vetëm përndjekje, djali i deputetit të akuzohet edhe për pengmarrje

Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua dje me akuzën e përndjekjes për rastin e Xhisiela Malokut, ndërsa opozita akuzoi sot se shumica i lehtësoi akuzat Rexhep Rrajës. Konstitucionalisti Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” për të hedhur më shumë dritë për rastin nga ana teknike.

Ai tha se përpos kësaj vepre penale, prokuroria mund të ngrejë edhe akuza të tjera për djalin e deputetit bazuar te ekspertiza. Sipas tij, fakti që ‘vajza thotë më mori në shtëpi me makinë, më futi në hotel dhe më mbajti për disa kohë, kjo është heqje e paligjshme e lirisë dhe është më e rëndë se përndjekja. Nëse ka pasur edhe marrëdhënie me dhunë është e pafalshme që ta ndjekë vetëm për përndjekje’.

Gjata u shpreh se edhe në rastin e tërheqjes së kallëzimit, ‘Shteti ka detyrimin që ti hetojë këto raste’, ndërsa shtoi se ‘kanë shkuar dhe kanë paguar te vajza qimet e kokës që të tërhiqet’. Për Gjatën, deputeti Rraja duhet të ishte larguar, por sipas tij me veprimet dhe deklaratat ‘Deputeti më shumë se të birin do të shpëtojë vetë’.

Djali i deputetit u arrestua ditën e diel me akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Prokurorja që ka ndjekur këtë rast, është Mirela Kapo, ndërsa gjyqtarja është Enkelejda Hoxha. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar politikën shqiptare.

INTERVISTA E KONSTITUCIONALISTI ÇLIRIM GJATA

Kjo është vepra penale?
Kjo është njëra akuzë, të shohim nëse do të ngrejë edhe akuza të tjera, nëse kategorizohet rrahje, dhunim apo plagosje e lehtë. Pastaj problemi aty, nëse ka pasur apo marrëdhënie seksuale me dhunë, ajo është cështje fakti, duhet të kishte një raport mjeko ligjor

Është bërë publik?
Nuk e di nëse flet direkt për cështjen e marrëdhënies seksuale....

Në trupin e saj është shuar cigare...
Kjo kategorizohet, rrahje, dhunim...por e rëndësishme është që është bërë publike. E detyroi prokurorinë, u bënë gjërat teknike, nuk ka ku lëviz prokuroria, sipas fakteve do të përcaktohen edhe akuzat. Më e rëndësishme se kjo është një pyetje është pse duhet të vinte situata deri këtu, pasi ka që në dhjetor 2017

Flasim për denoncimin e fundit, 10 javë....
Pse u la kështu? Sepse është politik problemi. Është djali i deputetit. Ju keni bërë ato krahasimet apo metaforat tuaja. Mbani mend atë humorin ‘ky është i yni’. E njëjta gjë është edhe këtu, pasi është djali i deputetit. Pra problemi jo politik, në kushtet ku ndodhet shumica ka sjellë mjetet e pandëshkueshmërisë. Po të jesh deputet nuk të prek njeri

Qëndrojmë te procedura...
Pse duhet të arrestohej dje? Në dhjetor 2017 ka bërë denoncimin e parë për përndjekje vajza, në mars sërish për dhunë dhe kulmi është në fillim të marsit ajo shprehja e famshme e policit ‘kush të rreh të do’.

Ju si do e konsideronit këtë ngjarje?
Nëse akti mjeko ligjor shkon drejt dhunës, varet si e karakterizon. Nëse akti e karakterizon edhe te marrëdhënia me dhunë është e pafalshme që ta ndjekë vetëm për përndjekje.

Ca është përndjekja?
Kur shqetëson një njeri me telefon apo në mënyra të tjera permanente. Përndjekja mund të jetë me apo pa dhunë, e kërcënon. Ka edhe një moment, kur ushtron dhunë, shtohet pastaj. Përndjekja është që ndiqet kryesisht, por ka edhe një gjë, fakti që ajo vajza thotë më mori në shtëpi më futi në hotel dhe më mbajti për disa kohë ‘kjo është heqje e paligjshme e lirisë’ dhe është më e rëndë se përndjekja, por këto janë teknalitete të prokurorisë.

Momenti kur shkoi në polici ka dhënë se më ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie me dhunë. Ku është shkelja e parë? Hetuesit të vërtetë marrin thenjen e parë, pasi më pas mund të tërhiqesh. Nuk ka femër normale, që thotë kot ‘më kanë përdhunuar’. Policia duhet të kishte ndalur fajtorin.

Policia sot dha masën mbrojtëse për vajzën?
Urdhri duhet të ishte dhënë që në dhjetor të 2017. Vajza duhet të shkonte vetë në gjykatë që ta kërkonte, por ajo ka shkuar në polici dhe në këtë rast është policia që e dërgon dosjen në gjykatë. Nëse prokuroria e arreston të pandehurin atëherë bie urdhri i mbrojtjes. Institucionet bënë ping pong dhe kjo solli aktet e tjera, që thotë ai polici. Këtu policia ngel në klasë, që nuk shkoi në gjykatë. Tani që u arrestua personi policia bëri autogol. Policia dha urdhrin e mbrojtjes, por djali është në burg, atëherë për kë e dha urdhrin? Për familjarët atëherë. Nëse nuk do të ishte djalë politikani ai do të ishte arrestuar që ditën e parë. Djali ishte në kërkim për tre vite për disa vepra penale.

Si ndodh kur bën denoncimin dhe e tërheq?
Shteti ka detyrimin që ti hetojë. Ore kanë shkuar dhe kanë paguar te vajza qimet e kokës që të tërhiqet.

Si iu duket reagimi i deputetit?
Deputeti më shumë se të birin do të shpëtojë vetë. Ai po të dojë tërhiqet dhe e drejta zakonore e ka këtë. Ai tani justifikon të birin për të ruajtur mandatin e tij. Rama duhet të shkarkonte deputetin 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 02/10/2018 09:49

    Po mire mo prokurori i Enverit dhe Saliut mbi c'baze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike