Xi Jinping: Kina me Rusinë janë gati për të mbrojtur rendin botëror

Xi Jinping: Kina me Rusinë janë gati për të mbrojtur rendin botëror

1679312403_fh.JPG

"Kina është e gatshme, së bashku me Rusinë, të mbrojë rendin botëror bazuar në ligjin ndërkombëtar." Kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping , duke mbërritur në Moskë për një vizitë zyrtare e cila do të zgjasë deri të mërkurën.

 “Kina dhe Rusia kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe janë partnerë të besueshëm reciprokisht.  Kina e gatshme me Rusinë për të mbështetur me vendosmëri sistemin ndërkombëtar të përqendruar në Kombet e Bashkuara, për të mbrojtur rendin botëror bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombet e Bashkuara, për të mbështetur multilateralizmin e vërtetë, për të promovuar multipolaritetin në botë dhe për të demokratizuar marrëdhëniet ndërkombëtare, për të promovuar zhvillimin e qeverisjes globale në një drejtim më të drejtë dhe racional”.

"Jam shumë i kënaqur të kthehem, me ftesë të Presidentit Vladimir Putin, në vendin e fqinjit tonë për një vizitë shtetërore. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, i shpreh përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të mira për qeverinë dhe popullin e Rusisë." shtoi ai.Taksa .


Lajmi kryesor:

Lufta/ Xi Jinping përfundon pas 4 orësh bisedimet me Putin në Moskë! Presidenti rus: Ne e shikojmë me interes propozimin e Pekinit për zgjidhjen e krizës


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)