Ylli Pata: Të përjashtuarit e mëdhenj të Foltores

Ylli Pata: Të përjashtuarit e mëdhenj të Foltores

Foto ilustruese

Në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2001, Partia Socialiste po përjetonte një dyzim dhe një përplasje të fortë brenda vetesh. Betejën që më pas do të ishte shkatërruese për të ndërmjet Fatos Nanos, kryetar i Partisë dhe Ilir Metës, kryeministër.

Stafi që përgatiti fushatën e imazhit të socialistëve, kishte gjetur dy këngë përfaqësuese që do u shoqërohet prezantimit të çiftit drejtues. Fatos Nanos i kishin gjetur këngën hit të Jenifer Lopes: “Let’s Get Laud, e cila nga hit në SHBA ishte kthyer në të tillë në Europë një vit më pas.

Ndërsa Ilir Metës, me djallësi i kishin përzgjedhur hitin e grupit gjerman Modern Talking: “No Face, no Name no Number”, e që reporterëve orientonin se përse kjo zgjedhje. Me demek, Meta i kohës nuk ishte brand i socialistëve, i tillë ishte Fatos Nano. Ishte tipike një histori e politikës shqiptare, ku ai që ka një mendim kundër nga lideri konsiderohet si një person që nuk ka lidhje me realitetin, por vjen nga një zhvillim i manipuluar nga “dikush” e për “arsye të caktuara”.

Koha e solli që Fatos Nano dhe njerëzit e tij, që më pas u bënë pjesë e stafit të Edi Ramës e më pas Ilir Metës, e kishin krejt gabim, pasi identiteti i një force politike apo një zhvillimi pasurohet pikërisht nga një forcë reaguese, kritike apo kontraversale, që nëpërmjet debatit provokon një zhvillim që kërkon natyrisht konkurrimin në fund me votë.

Ai model i Nanos, por edhe i Metës, pra i dy zhvillimeve të kundërta që nuk bashkohen askund çuan në një zhvillim që e ndëshkoi Partinë Socialiste duke humbur zgjedhjet e vitit 2005. E që më pas sollën zgjehdjen e Ramës, metamorfozën e Metës, dhe lëvizjet nga jashtë të Nanos.

Në fund të fundit, ai zhvillim krijoi hapësira për të bërë politikë në kushte të reja, që në të majtë, i shfrytëzoi Edi Rama, por edhe aktorë të tjerë në PS që kanë emra të njohur, madje shumë të njohur, të cilët sot nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste. Disa të tjerë kanë ikur e janë kthyer, e disa kanë ndikuar që pasardhësit e tyre gjenetik të jenë pjesë e “gjurmëve të familjes”. Në fund të fundit, e gjitha kjo ka qenë një zhvillim. i Keq i mirë, progrsiv, regresiv, reaksionar, liberal, konservator, kushdo mund ta gjykojë.

Por lëvizja e “re” e Sali Berishës, së paku gjen shumë vështirësi që të ketë një shtrat politik real në konfiguracionin e sotëm. Evi Kokalari nuk është fare politikane, ajo është një aktiviste e strukturave që janë pro Trump në New York dhe ka kuptuar se ajo që Donald Trump solli në 2016-n në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe në 2017 në Shtëpinë e Bardhë është “konservatore”, pavarësisht se të tjerë konservatorë quajnë Ronald Reganin dhe Margaret Thatcher për shembull. Po kjo është punë debati që natyrisht nuk bëhet në Facebook, sidomos në rrjetet e “trumpistëve shqiptarë” që kulmin e popullaritetit online kanë arritur me esenë e shijimit të “groshëve të Peshkopisë”, ku kanë marrë like pafund dhe janë cilësuar si “fisnikë të traditave konservatore”.

Megjithatë as Evi Kokalari që e mbështeti me zell foltoren e doktorit dhe betejën e tij për të larguar Lulzim Bashën, nuk e ka kuptuar se çfarë politikisht përfaqëson njeriu që mbështeti.

Evi mund ta ketë edhe nga inati që nuk u bë lidere kryesore e partisë së Berishës siç pritej, siç mund ta kenë nga inati edhe të tjerët që mbështetën foltoren gjithë këto muaj kundër Bashës. Por ky nuk është krim. Të duash të bësh karrierë, sidomos kur ke dhënë prova angazhimi, është krejt legjitime, pavarësisht sulmeve që i bëhen kritizerëve të fundit si “të mërzitur nga karriera”.

Por problem i partisë së Berishës nuk është se ka hequr Evin, apo nuk ka zgjedhur Rudinën që e mbështetën kundër Lulzim Bashës. Sali Berisha sot ka një parti pa asnjë bosht politik e ideologjik. Deri më sot e mbante kauzën e tij me largimin e Lulzim Bashës dhe demokratizimin e partisë, duke thënë që kjo nuk ishte betejë e tij por e “demokraaatëve”.

Thelbi i udhëheqësisë së partisë së Berishës është se kemi të bëjmë me një grup paralel me atë të Alibeajt dhe Gazmend Bardhit. Kemi të bëjmë me deputetë si Ina Zhupa që nga zëdhënëse të Bashës, shkuan tek Berisha. Të tjerët, tashmë diheshin.

Megjithatë ka një zhvillim shumë interesant në kryesinë e re të Foltores: aty ka një përfaqësim nga lart, por nuk se janë të ngjizur degët e PD-së në 12 qarqet e vendit.

Pasi deri tani kemi parë që deputetët dhe degët e PD-së në qarqe kanë pasur shpesh përplasje.

Dega Shkodër përshembull që është dega më e madhe e Partisë Demokratike dhe përfaqëson bastionin më të rëndësishëm të së djathtës është e përfaqësuar me Jozefina Topallin. E cila më 21 prill garoi jashtë PD-së dhe mori me subjektin e saj vetëm 1 mijë vota në rang qarku. E forta është se në kryesi nuk është përfaqësuar as njeriu më i votuar i Foltores si Bardh Spahia. Pasi kryesia nuk është votuar, por ka dalë nga “laboratori”  si një ekzigjencë me telashe “kujt tja prishim e kujt t’ja ndreqim”, siç ka ndodhur në 30 vjet në politikën shqiptare. Ku elitat politike kanë dalë nga emërime, por jo nga emërime me kritere si përshembull: shkollimi, profesioni, zotësie, pamje të jashtme, gjeografie, religjioni apo gjëra të tilla, por thjesht si ekzigjenca të minutës së fundit për të ruajtur ekuilibrat e marionetave që kanë shprehur besnikërinë.

Është interesanta tani kur Jozefina Topalli, pasi pa mundur Evi Kokalarin, me të cilën kishin inate të forta, të shkojë në Shkodër e të përballet me mllefin e Voltanës për të cilën su gjet asnjë vend në udhëheqësinë e re.

Dega tjetër më e rëndësishëm për PD-në që është ajo e qarkut të Lezhës, ku Berisha ka një deputete, edhe ajo që vinte nga LSI, por që nuk është zgjedhur sërish asnjë figurë e rëndësishme.

Por përfeç aspektit të përfaqësimit, politikisht partia e Berishës nuk është forca që u themelua 30 vjet më parë, ngaqë është një forcë politike që është e padëshiruar e SHBA dhe të gjithë Perëndimit. Nga aspekti ideologjik, apo edhe ekonomik, natyrisht që është e lidhur me axhendën e parë, siç përshembull në fushatën e zgjedhjeve në Dibër, Berisha do të dalë kundër projektit të hidrocentralit të Skavicës, i cili është projekt amerikan.

Nga ana tjetër, Berisha rrëzoi edhe shpresën e njerëzive që e mbështetën më fort në aventurën e foltores sin ë terren, por edhe në panele, por që tani u lanë jashtë për “të sapoardhurit e ri” si Jozefina e Ina…

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani