Protesta e bërë protagoniste kryesore prej një muaji në Shqipëri, e cila jepet live dhe me detaje që nga mbledhja deri në mbyllje nga të gjitha televizionet tona, prej më shumë se një jave ka publikuar kërkesat e saj, të cilat i ka dërguar edhe në trupin diplomatik.

Kërkesa kryesore, siç dihet është ajo e largimit të Edi Ramës, e më pas qeveria teknike, zgjedhjet e parakohshme, etj etj.

Megjithatë, kauza fillestare e kësaj proteste, e cila më pas mori edhe vëmendjen e lartë ndërkombëtare ishte çështja e investimit në Gërdec, që u përdor si pasojë e emrit të Jared Kushnerit dhe Ivanka Trump.

Kauzë politike, e cila edhe sot e kësaj dite po përdoret në SHBA, e cila ndodhet në parafushatën elektorale të mesmandatit, ku pritet të rinovohet më shumë se gjysma e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Në të gjitha aktivitetet e tyre për të fituar kandidimin brenda Partisë Demokratike, njerëzit e së majtës radikale të Bernie Sanders. Të cilët duan të mobilizojnë bazën radikale dhe kryesisht etnitë që vijnë nga vendet muslimane të Gjirit, vendet afrikane dhe ato aziatike, për të tërhequr vota. Manovër që e bën njëkohësisht dhe e majta radikale në Europë, përfaqësuese e së cilës është eurodeputetja Ilaria Salis. Partia e së cilës ka kandiduar palestineze dhe algjeriane si këshilltare bashkish në jug të Italisë, duke sulmuar Izraelin, e duke e përdorur Sazanin, familjen Trump e hebrenjtë në të gjithë botën.

Përdorimi i kësaj kauze nuk ka asnjë qëllim tjetër nga e majta radikale dhe e ajo e ashtuquajtur ambjentaliste, përpos marrjen e votave nga emigrantët me origjinë afrikane dhe aziatike, të cilët janë të shumtë.

Kjo kauzë, pra logjika anti-Trump për Shqipërinë, edhe nga prespektiva e partive të majta është jo productive, pasi nuk arrin dot të marrë vota. Qoftë edhe nga të majtët apo ish-komunistët më të thekur.

Nga ana tjetër, duket qartë se fanatikët islamikë që i janë ngjeshur që në fillim kësaj proteste, vërtetë nuk janë apo kanë të bëjnë me Hezbullahun dhe Hamasit, por janë mbështetëset më të mëdhenj të këtyre proxyve gjakatarë të regjimit të ajatollahët.

Përfaqësuesit e kësaj rryme që mbushin të gjitha studio televizive, kanë shërbyer në një linjë lineare si proxy të Iranit, kundrejt politikës dhe propagandës së tij ndaj Izraelit, hebrenjve dhe në përgjithësi Perëndimit.

Shumicën e rasteve e kanë bërë me fake nevvs, në të shkuarën për ngjarjet e Lindjes së Mesme, ku hiqen si “ekspertë” sigurie, ushtrie apo gjeopolitike. Ndërkaq, po me fakenevs po e bëjnë narrativën në lidhje me antisemitizmin aktualisht, ku akuzojnë Izraelin se ka marrë në dorë përveç Edi Ramës, të gjithë shtetin shqiptar dhe sekretet e tij.

Ndërkaq, narrative ka shkuar edhe më rëndë. Nj ëish-kryetar bashkie në Vlorë në 1997, emigrant në Amerikë prej vitesh e militant digjital i vjetër i Berishës, ku sulmonte faqen e ambasadës së SHBA kur e shpalli Non Grata, sot sulmonte një qytetare të tij nga Vlora me origjinë hebreje, me fjalët më të ulëta e të rënda. Duke shpërndarë natyrisht fakenevvs, sikur ajo ka thënë në librin e saj se 90% e shqiptarëve janë hebrej me origjinë. Gjë që s’është aspak e vërtetë pasi libri është public. Por kjo bëhet për algoritmin që të gjejë të çara për të viralizuar uraganin e rrjetit.

Siç ndodhi me flamingot e Zvërnecit. Por në thelb, gjuha antisemite dhe urrejtja ndërmjet shqiptarëve që nuk është reale por e stisur për algoritëm, është thjesht që të jesh proxy.

Siç ishin të tillë ata që thanë në fillim që Zvërneci është zonë minoritare e Vorio Epir, gjë që nxiti reagimin e rrjeteve greke./ TemA