Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit

Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit

Zgjedhja e Elona Shkreli si kreu i PD-së së Sali Berishës në Shkodër ishte një zhvillim i pritshëm dhe i parashikuar. E lobur nga Albana Vokshi dhe shtyrë nga Argita dhe Liri Berisha, ky emërim është parlajmëruar me kohë nga TemA.

Edhe pse në realitet është një personazh i ri me një përvojë në media, Shkreli ka mëse 1 vit që bën stazhin në hullinë berishjane të sulmit, akuzave apo gjuhës berishjane.

Megjithatë lajmi këtu, që nis nga Shkodra është sinjali politik i Berishës në fushatë. Ku siç u vu re edhe nga pakënaqësitë e mbështetsve të afërt mediatikë të doktorit që u mërzitën edhe nga zgjedhjet në Tiranë, Sali Berisha nuk po zgjedh as nga grupi i përkrahësve të ngushtë, por as nga ai i deputetëve të zgjedhur në vitin 2021.

Shkodra është një lakmues politik përfaqësues. Pasi edhe pse Lulzim Basha ka firmosur kandidatët përkatësisht deputetët e 2021-shit, dy të tretat ose më shumë ishte nomenklaturë e konjukturave të doktorit. Nga të gjithë në SHkodër pritej që në drejtim të PD-së së SHkodrs të vendosej Irena Shestani, që është një emër pore dhe mbiemër me ndikim që mund të konkurronte fensivën politike të PS me Benet Becin. Apo Izmira Ulqinakun ose Helidon Bushatin. Qoft edhe Greta Bardelin, e cila si pedagoge dhe lidhje e fortë familjare ngjiz bazën e militants me besnike dhe historike të PD-së në SHkodër.

Por Berisha zgjodhi një “Outsider” që në fakt nuk është tamam e tillë, pasi Elona Shkreli ka më shumë se një vit që është promovuar në tubimet dhe protestat e PD-së, duke i treguar indikacionin se kë preferon Berisha. Por në të vërtetë më sumë se Berisha është familja e tij, e cila ka një rol jo të vogël në përzgjedhjen e njerëzve apo kuadrove drejtues.

Kjo përzgjedhje ka lënë të shokuar të gjithë grupin e vjetër të berishnjanëve të Shkodrës, duke nisur nga Lorenc Luka, Bardh Spahia, Maxhit Cungu, Voltana Ademi, etj etj.

Si zgjedhjet në Tiranë, ku ato në njësinë 2 bënë bujë më të madhe, si komandimi i kreut të PD-s në Shkodër është një sinjal politik se çfaë kërkon Sali Berisha në hierarkinë kuadrovike të partisë. Largimi i asaj elite apo klase “të vjetër” pjesë e të cilës është edhe ai vetë, nuk po vjen si një mesazh për të zgjedhur një grup të ri drejtues, së paku me votime apo primare. Thesht po promovon ata njerëz që janë afër klanit të tij të ngushtë, që edhe mund të mos ketë një record politik apo organizativ, por thjesht një qndrim apo mendim tribal.

Në Shkodër, kreun e komanduar e prezantoi Flamur Noka, si për të thënë se gjithçka vjen nga lart, por ky është vetëm fillimi, që pritet të shtrihet edhe më tej. Gjashtë muaj më parë, në SHkodër pati një grup njerëzish që nisën të hapin lajmin se uka thënë doktori apo e bija e ti se ata do të enë në listën e sigurtë. Në fillim u mor si një provokacion apo lojë për të përfituar në bazë. Por ngjarjet treguan se ishte thjesht e vërtetë sepse ndodhi. Zerimi i listës aktuale në SHkodër, është një sinjal i pastër se çfarë do të bëjë doktori me listën e Gaz Bardhit, ndaj të cilit Flamur Noka foli sot hapur kundër…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TARRAS LALA: 17/01/2025 09:58

    Sali Bajga e ka partin wc pd parti Private, e ata qē e ndjekin nga mbrapa jan bythlēpirsa tē pēshtir. Pra Sali Bajga me ktē parti bēn çfar do ai te kjo parti nuk ekziston as njē lloi regulli. Topi ēshtē i imi e penalltin e gjuan krlmineli hajdut sali bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im