Pjesë e listës së zezë të DASH, KQZ kërkon hetim të thelluar për Tom Doshin! Në 'lupë' dhe 11 kandidatë të tjerë, mes tyre 4 nga PD, 3 nga PS dhe 1 nga LSI

TIRANË- Prania e emrit të Dom Doshit në listën e zezë të DASH dhe takimet e shpeshta të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin kanë dhënë efektin e tyre. Sot KQZ-ja i ka kërkuar njësisë së dekiminalizimit hetim të thelluar për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, si edhe për 11 kandidatë të tjerë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë listë janë 3 kandidatë nga PS, 4 nga PD, 1 nga LSI. Në listën e dërguar bën pjesë edhe Rezart Tusha dhe Zef Hila nga radhët e demokratëve. Verifikimi i Tushës, ka nisur pas publikimit të lajme ku rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në Zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve. Nga ana tjetër, verifikim të thelluar u kërkua edhe për Zef Hilën i cili u shkarkua si kryebashkiak i Vaut të Dejës pas djegies së KZAZ-së në Bushat.

Nuk i ka shpëtuar “lupës së KQZ-së”, as koalicioni ABEOK që përbëhet nga Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa. Në radhët e këtij koalicioni, janë 2 emra për të cilët kërkon më shumë të dhëna mbi pastërtinë e figurës së këtyre kandidatëve. Më konkretisht, Altin Gjeloshaj dhe Elsa Voka.

Lista e kandidatëve që KQZ kërkon hetim të thelluar
 Koalicioni ABEOK:
- Altin Gjeloshaj
- Elsa Voka
     Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
- Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
- Agron Kapllanaj
- Gentjan Muca
- Rezart Tusha
- Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
- Kleo Murataj
- Tom Doshi
Partia Socialiste:
- Artan Bitri
- Halim Dauti
- Leonard Beqiri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
KQZ kërkoi hetim të thelluar/ Kush është kandidati i Bashës, ish-futbollisti i dënuar për nxitje të urrejtjes në stadium

Repor Tv ka mësuar se në listën e kandidatëve për deputet të PD-së që KQZ kërkon verifikim të thelluar është edhe Gentjan Muca, ish- kapiteni i Tiranës. Mësohet se Muça është dënuar me 1 vit pezullim nga aktivitetet sportive nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për nxitje të urrejtjes në publik pasi në përfundim të një ndeshjeje të fituar të Tiranës ndaj Partizanin ka nxitur tifozët duke folur me megafon  

"Tirana! Mbyte morrin e kuq! Mbyte Beogradin! Mbyti komunistët", ka thënë ai.

Për këtë Gentjan Myca është dënuar me 1 vit pezullim nga aktivitetet sportive nga Disiplina në FSHF, por që më pas Komisioni i Apelit e uli dënimin në vetëm 6 ndeshje pezullim dhe gjobe. Vetë Muca në atë kohë ka thënë se është i habitur nga ky vendim pasi thjesht ka sharë komunizmin që i mbyti shqiptarët. Megjithatë, nuk dihet nëse është kjo arsyeja apo jo që KQZ kërkon hetim të thelluar, apo ka një çështje tjetër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Huni: 23/03/2021 07:48

    Po Tom kaposhi simjafton pulsria apo humi ca lek me Kallamin dhe ido mbrapsht ik o Tom se ste len amerika me ubo shef boll eke shef pularie se shan bar mileti

    Përgjigju
  • Ppp: 22/03/2021 23:18

    Hahaaaaa kqz kerkon hetim te thelluar ndersa vete eshte e dhjere nga koka ne fund Mos harroni se kqz eshte partiake pra kjo e sotit eshte ristani i djeshem

    Përgjigju
  • Pak shume: 22/03/2021 21:16

    Po pse vetem per kto ka kerkuar hetim te thelluar?! Po tjeret aty femra e meshkuj! Apo ka problem se ke babain ose vellain Me probleme. Po qe ke lidhje miqsore te ngushta me krimin, Dhe krimi te ka kandidu per deputet, se ti se ke pa enderr.. Apo dhe kto nuk quhen.

    Përgjigju
  • Mamurrasi: 22/03/2021 21:08

    Pse nuk hetohet dhe Gjovalin Laska dhe Kastriot Piroli, se keto dy vijne me origine komuniste sepse Dod Laska ka qene komunisti me I keq ne Lac, dhe Pren Piroli ka qene sekretari i partise komuniste me gjith vllain dhe ka qene keshilltare i PS ne Mamurras, kjo eshte PD ne Lac

    Përgjigju
  • Dane: 22/03/2021 18:38

    Doshi me background kriminal, sipas SHBA e cila i ka ndaluar edhe hyrjen atje. Kete e dime por arsyen e detajuar nuk e dime. Por dime qe ndalimi u vu pas 21 janarit. Pytje nga salla, nese Doshi eshte i lidhur me krimin e organizuar dhe nese per mese nje dekade mengjez, dreke dhe darke ka qene ne lidhje te ngushte me Ramen, atehere ca del Rama sipas kriterit te vettingut???

    Përgjigju
    • Përgjigja: 23/03/2021 07:31

      ....Rama del siç është : piç*a di motra

  • Tirona: 22/03/2021 17:38

    KQZ po ben lojen e opozites se e din mire qe Tom Doshi do te korri fitore dhe me vone ato do te shkojne ne kampin e Pozites, Kunati i Gerdecit pse nuk dergon per verifikim te thelluar dosjen e Kunatit te tij, dosjen e Plakut Mere, Babales dhe te mashtrusesh Duma!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,