Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e grupit Bardhi-Berisha, Gjekmarkaj: Kështu nuk vazhdohet më! Edhe Salianji kundër kaosit

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e grupit Bardhi-Berisha, Gjekmarkaj: Kështu nuk vazhdohet më! Edhe Salianji kundër kaosit

Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji

Që prej vjeshtës së vitit të kaluar grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit janë bashkuar aksionin kundër mazhorancës socialiste, duke krijuar kaos në Kuvend në mënyrë që mos të lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare.

Kaosi do shfaqet edhe këtë të enjte ne parlament, por 24 orë para zbatimit të skenarit bllokues në seance plenare, mes demokratëve pati edhe zëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj i cili kërkoi ne mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizim ose kthim në normalitet.

'Ky qëndrim opozitar ka pasur një rëndësi themelore për opozitën, pasi pas 2 vitesh, nuk luftuam më me njëri-tjetrin, por u përballem me qeverinë. Opinioni publik konfirmon se ne kishim të drejtë për kërkesat tona, të drejtat kushtetuese, mosndërhyrjen në punët e brendshme të PD, për komisionet hetimore parlamentare. Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës. Kjo sepse ai (Rama) e ka më të lehtë të përballet nëpërmjet kësisoj sesa ndërmjet debatit intensiv. Ai vazhdon e qeveris dhe ecën me axhenden e vet ne rrimë vendnumëro.

Në këtë pikë që jemi besoj se na duhet një diversifikim i aksionit, ku fuqia e protestës të alternohet me fuqinë e fjalës dhe ti japë prioritet i saj. Të funksionarit si “grup i gatshëm” duhet te kete një limit. Pra ato çështje që ne i kemi ngritur në emër të protestës, t’i kthejmë në tema, debate në parlament, të akuzojmë qeverinë pa fund për ketë autoritarizëm. Mesa e kam ndjekur unë linjën e kësaj partie, në këto 11 vite, ka pasur gjithmonë entuziazëm në fillimin e çdo  radikalizmi, por jo racionalizëm në daljen prej tij. Mua s’më pëlqen t’i referohem vetvetes, por javën e tretë kur kemi nisur aksionin, kur ka qenë edhe Sali Berisha këtu, ju kam thënë që rrezikojmë që të hyjmë në një fazë monotonie dhe me kalimin e kohës , do kthehet në dobësi  e jona dhe mbase rrezikojmë te humbasim edhe empatinë e shoqërisë.  Janë 2 probleme themelore, njëra anë është kauza e Berishës dhe tjetra opozita në protestë. Dhe të dyja mund të konsiderohen padrejtësi ndaj opozitës, dhe qeverisë i intereson të na lërë brënda kësaj kornize. Nëse mundemi ejani ta radikalizojmë, po realisht se di sa fuqi kemi për ta realizuar dhe mesa shoh e kemi te gjithë këtë dyshim te gjejmë mundësi te bëjmë fjalën efikase sa me shume e kudo.'- tha Gjekmarkaj.

Edhe deputeti Ervin Salianji ka kërkuar një diversifikim të aksionit parlamentar, duke propozuar edhe praninë në komisionet parlamentare.

“Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai.

Megjithatë në fund të mbledhjes së grupit të deputetëve, Gazment Bardhi paralajmëroi një përsëritje të skenarit dhunës në mbledhjen e kaluar në 19 janar, e cila u bllokua nga deputetët e grupit të tij dhe të Rithemelimin me pretendimin se nuk ishin përfaqësuar në komisionin bipartizan për 'Zgjedhoren'.

Mësohet se nga fundi i mbledhjes tre deputetë janë larguar nga mbledhja pasi deputeti Tritan Shehu ngriti shqetësimin se pse dalin informacionet nga mbledhja. Menjëherë pas kësaj deklarate, Helidon Bushati, Agron Gjekmarkaj dhe Dashnor Sula u larguan nga mbledhja duke deklaruar me batutë. 

"Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që s’ta kam nxjerrë unë. Pra po pastrohem' ka thënë Helidon Bushati dhe ikën nga mbledhja 

 "Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem' mësohet se është shprehur Agron Gjekmarkaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Plas ‘sherri’ mes deputetëve të opozitës/ Vokshi i kërkon ‘llogari’ Bardhit: Pse Rithemelimi s’ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë

Mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të opozitës është shoqëruar me debate mes demokratëve. Deputetja Albana Vokshi ka zhvilluar një debat me Gazment Bardhi.

Vokshi i ka kërkuar llogari Bardhit se përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, të takimin e Komitetit të Stabilizimn Ascoimit.

Sipas saj në Rezolutë duhet të ishte përfshirë edhe çështja e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit.

‘Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?’- ka thënë Vokshi, raporton BW.

‘Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.’- është përgjigjur Bardhi.

Ora 19:40
Komisioni i reformës zgjedhore, Bardhi: Grupimit të Bashës t’i jepet mundësia të ketë një anëtar

1706103205_bardhi.jpg

Grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës janë të qëndrimit se përbërja e anëtarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të ndryshojë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura Gazment Bardhi ka propozuar se nëse duan ata të grupimit të Lulzim Bashës, i vendosim 1 anëtar në përbërjen e re të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

‘Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputetë mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputetë nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.’- ka thënë Bardhi.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës