Zbulim i jashtëzakonshëm, gjendet materie organike në Mars

Zbulim i jashtëzakonshëm, gjendet materie organike në Mars

Foto ilustruese

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka gjetur materie organike të ruajtura në Mars, gjë që sugjeron se dikur ka pasur jetë në këtë planet.

Dy studimet e reja zbulojnë detaje për ekzistencën e metanit dhe molekulave organike në planet, që mund të na ndihmojnë të kuptojmë gjeologjinë e pasur të planetit Mars.

Një ekip ka bërë një zbulim të rëndësishëm në përpjekjen  për të kuptuar materien organikë të lashtë në Mars, gjë që dëshmon se e tre miliard e gjysmë vite më parë në Mars ka pasur burime jete.

Por shkencëtarët kanë kohë që janë habitur nga zbulimi i sasive të konsiderueshme të metanit në Mars. Në Tokë, shumica e metanit prodhohet nga burime biologjike, duke çuar në shpresën se kjo mund të sugjerojë që Planeti i Kuq të jetë më i gjallë nga se ne kemi menduar.

Të dhënat e reja sugjerojnë se metani po ruhet nën sipërfaqen e planetit. Ndryshimet sezonale duket se sjellin atë metan jashtë dhe mbi sipërfaqen, ku është zbuluar nga Curiosity i Nasa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare