Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi në një intervistë në studion e Report Tv u shpreh se aktualisht 10 mijë ndërtime informale në zonën arkeologjike A dhe B janë bllokuar dhe presin dritën jeshile nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.
“Nga 18 mijë dosje, 10 mijë ndërtime informate presin dritën jeshile nga Agjencia Arkeologjike, pasi kërkesat janë dërguar, agjencia kërkon të dhëna shtesë për zonat arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit.
Për të përfunduar një dosje duhet të merret miratimi nga Tirana, ‘OK’ nga shërbimi arkeologjik, ne kemi dërguar dokumentet dhe jemi në pritje.
Në Durrës punohet në disa lagje, në 13, 14, 15 dhe në një pjesë të lagje 17 dhe 18, pjesa tjetër e bllokuar për shkak të zonave arkeologjike.
Të bllokosh gjysmën e Kënetës është anomale, pasi ato objekte edhe nëse kanë qenë mund të jenë shkatërruar” u shpreh ai ndër të tjera.
Gjithashtu Gjuzi ka folur edhe për rastin e rrënojave që kanë dalë pas punimeve për ndërtimin e një objekti të ri të quajtur ‘Velierë’ pranë Torres Veneciane.
“Instituti i Monumenteve të Kulturës po bën punën e tij, puna për pjesën tjetër të projektit po vazhdon, pasi nuk mbetje në vende të tjera, pasi janë vetëm në një pjesë të vogël.
Për rastin duhet të flasin institucionet, pasi deri tani po flasin vetëm opinionit. Nëse është me vlera duhet të ndalohet, nëse jo punimet duhet të vazhdojnë dhe të përfundojnë” tha ai.
Punimet për ndërtimin e objektit janë ndërprerë pas nisjes së hetimeve nga prokuroria pas kallëzimit nga shoqëria civile.
Në fund, Flamur Gjuzi deklaroi se ALUIZNI ka dhënë 65 leje për objektet e kulteve fetare, 35 prej të cilave për komunitetin mysliman.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO