Zbulohet gafa me ligjin e ri të
reklamave politike

Zbulohet gafa me ligjin e ri të<br />reklamave politike
Nxitimi i madh për të bërë një ligj kundër televizioneve, i hartuar, miratuar në Komisionin e Ligjeve, votuar në parlament, dekretuar nga Presidenti dhe botuar në fletoren zyrtare në një hark kohor rekord, vetëm brenda 4 orëve, e ka çuar maxhorancën PS-PD një gafë juridike, e cila sjell pavlefshmërinë e tij.
 
Në bazë të nenit 84 të Kodit Zgjedhor në fuqi, reklamat e partive politike në fushate janë më pagesë. Ndryshimi i ligjit për partitë politike, duke e përcaktuar se reklamat e partive gjatë fushatës do të transmetohen falas, e ka detyruar maxhorancen e re të ndryshoje edhe një tjetër ligj, brenda se njëjtës nate, atë për Mediat Audiovizive të Republikës e Shqipërisë.
 
Në ligjin për mediat, në nenin 39, reklamat politike, thuhej se:” Gjatë periudhës zgjedhore transmetimi i reklamave politike bëhet në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Por në Kodin Zgjedhor shkruhet se reklamat janë me pagesë. Për të shmangur këtë përcaktim të nenit 39 të ligjit të mediave, gjatë natës së 22 janarit, maxhoranca e re krahas ndryshimit të ligjit për partitë politike, ka ndryshuar pikërisht edhe nenin 39 te ligjit të medias, duke përcaktuar që:” Gjatë periudhës zgjedhore transmetimi i reklamave politike bëhet sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për partitë politike”.
 
Një lapsus i trashë që mesa duket ka ardhur nga nxitimi. Ky ndryshim i nenit 39 tashmë i detyron mediat që për reklamat e partive t’i referohen edhe Kodit Zgjedhor, edhe Ligjit për partitë politike. Problemi qëndron se në Kodin Zgjedhor përcaktohet që reklamat janë me pagesë, ndërsa në ligjin e partive politike të ndryshuar këtë të hënë, e kanë bërë që reklamat e partive transmetohen falas.
 
 Cilin ligj duhet të zbatojnë mediat kur në ligjin e mediave e kanë shkruar se për reklamat duhet të zbatohet edhe Kodi Zgjedhor edhe ligji i partive? Mediat do të zgjedhin të zbatojnë Kodin Zgjedhor, sepse është ligj me shumicë të cilësuar dhe prevalon mbi ligjet e thjeshta, ndërsa partitë do të përpiqen të zbatojnë ligjin për partitë politike që të marrin reklamat falas.
 
Kush do ta fitoje këtë beteje? Ditët e para të fushatës do ta tregojnë, por juristët thonë se ndryshimi i ligjit për partitë politike, pa ndryshuar edhe dispozitën e Kodit Zgjedhor, e bën nul atë, e për rrjedhojë të gjithë palët duhet të zbatojnë Kodin Zgjedhor në fuqi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën