Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi: Në treg kapte vlerën 1 milion euro

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi: Në treg kapte vlerën 1 milion euro

Fidanë kanabis

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar të hënën e 20 majit në Greqi, pasi policia zbuloi një plantacion të madh kanabisi në komunën e Trifilisë.

Sipas hetimeve anëtarët e grupit fillimisht blenë fara kanabisi dhe pajisje të specializuara për rritjen e bimëve dhe më pas gjetën një vend me bimësi të dendur që nuk dallohet lehtë, ku lëruan dhe formësuan siç duhet tokën dhe mbollën 812 fidanë brenda kutive plastike. Shitja e tyre do të sillte më shumë se 1 000 000 euro fitim.

Gjatë kontrolleve të kryera oficerët e policisë gjetën lopata, plehra, pajisje të tjera kultivuese dhe vaditëse, panelet diellore, radio, ushqime, pajisje për gatim, krevat, dy çanta shpine, një palë dylbi, dy lente, një celular, një automjet, si dhe 100 euro dhe 1500 lekë.

Shqiptari akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim droge me qëllim trafikim dhe shkelje të legjislacionit për komunikimet elektronike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Mos është ndonjë montazh kjo’/ Goli i Nedim Bajramit, Françesko Totti i befasuar: Po bëni shaka

‘Mos është ndonjë montazh kjo’/ Goli i Nedim Bajramit, Françesko Totti i befasuar: Po bëni shaka