Dosja K/ Zef Sokol Vladaj, jetimi 3 vjeçar në burg me stërgjyshin 90 vjeç dhe vrasja misterioze e të atit

Dosja K/ Zef Sokol Vladaj është nipi i bajraktarit të Shalës Kolë Ndue Prela (Vladaj).  

Ai është rritur me histori trimërie e patriotizmi, rrëfime rreth burrave që shqiuar që në 11 breza i kanë pri Shalës si bajraktarë. Kur gjyshi i tij bajraktari i Shalës Kolë Ndue Prela u nda nga jeta pas 15 viteve burg në regjimin komunist Zefi ishte  13 vjeç. E njohu pak gjyshin e tij e pothuajse fare të atin, i cili ishte pushkatuar kur ishte ushtar  në Elbasan në rrethana misterioze.

Zefi atëkohë nuk i kishte mbushur ende 1 vjeç. Që prej asaj kohë e deri në fund të regjimit jeta e tij do të kalonte nëpër sfida e përballje të vështira. Presioni dhe persekutimi ndaj tij ishin aq te renda sa Zefi thotë se jeta e detyroi që nga fjalori i shqipes të heqë përgjithmonë fjalën jo. Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Ishte i sigurt se kundërshtimi do e çonte pas hekurave, siç ndodhi me shumicën  e pjestarëve të familjes së tij… 

Ndiqni historinë e plotë në Dosja K në Report Tv.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë