
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot Kinën se do të shpërthente një luftë botërore nëse Pekini do të mbështeste Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Komentet e Zelensky-t erdhën ndërsa Kina tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të bënin kërkesa, pasi sekretari amerikan i shtetit paralajmëroi homologun e tij kinez gjatë fundjavës që të mos furnizonte Rusinë me armë kundër luftës në Ukrainë.
“Për ne është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Federatën Ruse në këtë luftë. Në fakt unë do të doja që Kina të ishte në anën tonë. Për momentin, megjithatë nuk besoj se kjo është e mundur. Por unë mendoj se është një mundësi për Kinën që të bëjë një vlerësim realist të asaj që po ndodh këtu, sepse nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të ketë një luftë botërore dhe mendoj se Kina e di këtë", tha Zelenksy në një intervistë për gazetën gjermane Die Ëelt
Lidhur me Moldavinë, Zelensky tha se Ukraina i kishte përcjellë informacione presidentes moldave Maya Sandu që tregonte se Rusia po planifikonte një grusht shteti në Moldavi.
“Maya Sandu nuk më kërkoi asnjëherë ndihmë, por më falënderoi për informacionin. Ajo e njeh shumë mirë situatën tonë. Ukraina do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë Moldavinë”, shtoi ai.
Kremlini tha në një deklaratë sot se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë janë shumë të tensionuara dhe akuzoi liderët moldavë për ndjekjen e një axhende anti-ruse, një javë pasi Kishinau tha se kishte penguar një përpjekje ruse për grusht shtet.
Lajmi kryesor:
Vizitë surprizë e Biden në Kiev: SHBA ka paralajmëruar Moskën! Zenlesky: Luftë botërore nëse Kina bëhet aleate me Rusinë
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
71.2%
-
JO
22.6%
-
NUK E DI
6.2%
Vota total: 1221
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Sulme në Odessa e Mykolaiv! OKB: Krizë serioze humanitare pas prishjes së digës, 700,000 banorë pa ujë të pijshëm (VIDEO+FOTO)
10 Qershor, 07:11
-
Eksperti i BE në podcastin e Ditmir Bushatit: Integrimi nuk është në dorën tuaj! Lufta në Ukrainë hapi mundësi për Ballkanin Perëndimor
9 Qershor, 19:42
-
‘Babi im është hero!’, mesazhet e vogëlushëve ukrainas në Tiranë! Terrori dhe shpresa për paqe në 40 piktura e vizatime që realizuan gjatë luftës
9 Qershor, 16:05
-
Lufta/ Putin: Ukraina ka nisur kundërofensivën por pa asnjë sukses! Kievi: Kemi arrestuar rusët që hodhën në erë digën
9 Qershor, 07:10
-
Goditja e digës Nova Kakhova, Kievi: 5 vjet dhe 1 miliard dollarë për hidrocentralin e ri! Pence: SHBA vazhdojnë të mbështesin Ukrainën
8 Qershor, 07:18
-
Shkatërrimi i digës në Ukrainë, kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?
7 Qershor, 08:08
-
Lufta/ Shkatërrimi i digës Dniper, përmbytje shkatërruese! Erdogan-Putinit: Të zhvillohen hetime dhe të mos lihet vend për dyshime
7 Qershor, 07:22
-
Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot
6 Qershor, 07:46
-
‘Fillim i luftës civile në Rusi’, mercenarët e Wagner-it i marrin peng kolonelin e njohur Putinit
5 Qershor, 13:47
-
Sa persona janë larguar nga Rusia prej nisjes së luftës dhe kush janë ata?
5 Qershor, 13:35
-
Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Shqipërisë për regjimin e vizave ndaj rusëve: Ishte i duhur
5 Qershor, 10:26
-
Lufta/ Peskov: Takimi me Putinin nuk është planifikuar! Partizanët rusë pro-ukrainas: Ne kemi pushtuar fshatin Novaya Tavolzhanka
5 Qershor, 07:15