Zemërimi që fshihet në familjen mbretërore, eksperti analizon portretin e çdo anëtari (Foto)

Zemërimi që fshihet në familjen mbretërore, eksperti analizon portretin e çdo anëtari (Foto)

Foto e familjes mbretërore

Dan Hill është një ekspert në leximin e portretit të dikujt, dhe pikërisht këtë ka bërë edhe me çdo anëtar në familjen mbretërore. Ai ka analizuar shprehitë në fytyrën e gjithsecilit, në një moment shkrepje. 

(Dukesha e Cornwallit, Camilla)

Hill shprehet se Camilla është më e zemëruara dhe këtë e tregon drejtimi i vështrimit të saj. Por nëse vëmë re buzën e sipërme shihet një lloj përçmimi. 

(Princi Charles)

Buzëqeshja e Charls është tepër e sforcuar. Hill shprehet se sa herë që të shihni një buzëqeshje asimetrike, ta dini se pozuesi po përpiqet të tregohet i mirë vetëm për fotografinë.

(Princi William)

Eksperti tregon se fëmija i tretë i William është arsye më se e mjaftueshme për të qeshur, por nuk duket i natyrshëm. Të paktën dimë që ai është më i lumtur se i ati dhe shumë më pak se djali i tij i madh.

(Dukesha e Kembrixhit, Kate)

"Kate është më e lumtura ndër të rriturit në këtë fotografi. Ajo fsheh pak frikë në vështrimin e saj, dhe kjo nuk është buzëqeshja më e natyrshme që mund të keni parë por mbetet e mrekullueshme,”- thotë Hill.

(Princi Harry)

Dan Hill shprehet se mimika e Harryt, me buzëqeshjen e lehtë, tregon zemërimin e tij të vazhdueshëm sa herë që vëmendja e të tjerëve është mbi të. Ndryshe nga i vëllai, Harry ka aftësi më të mira aktoriale, madje më të mira edhe se e shoqja.

(Dukesha e Sussex, Meghan)

Meghan është e bukur por buzëqeshja e saj nuk është nga kënaqësia. Dan tregon se është një shprehi fytyre tipike për aktorët. Vështrimi i saj tregon se fsheh një lloj zemërimi por nuk ka ndonjë tipar të qartë aty pikërisht për shkak të profesionit.

1/6
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avniu: 18/07/2018 21:27

    Na pla by per familjen mbreterore shifni more hallet tona apo qani hallin e kalorsit qe i varen kembet se edhe para nje muaji martohej nje capacul i tyre dhe ju filluat me kenge e valle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja